I DEHUR
Në kafenenë ku shkojë çdo ditë
u nisa drejt qoshit ku ulem zakonisht,
se më pengojnë shikimet e atyre që i njohë tashma,
e asnjëherë nuk flas me ta.
E çuditshme është kjo, dëgjova dike që pëshpëriste drejt meje.
Po qeshja me zë të lartë kur kamarieri erdhi për të marrë porosinë.
Qa do pish sot më tha
nuk e di më lërë të mendohem ju përgjigja.
Të duket bota e çuditshme e pyeta gjithë gaz.
I çuditshëm më dukesh ti ma ktheu.
I çmendur apo e çuditshme i thashë.
Ai iku në drejtim të banakut s’di pse mu duk aq palaço
Ç’kanë këta njerëz sot , s’mundem të rri i qetë se më shpojnë ato shikime.
Sikur kanë diçka për t’më thënë.
Tani ndihesha unë palaço.
Nxora një gjysmë pasqyre ta shihja veten.
Para disa dite më rrëshqiti nga dora dhe u thye.
Eh moj bërtiti motra, të ikën fati shtatë vite larg.
Ç’flet budallallëqe i’u ktheva.
Plakat, plakat i kam dëgju ato dinin diçka më tha si n’hamendje.
Humbe dhe gjysmë tjetër tha ajo.
Të ndjellë keq.
Ja pija e ke nga ajo zonja atje, foli kamarieri teksa zëri i tij i butë,
më shkundi nga mendimet.
Ktheva kokën më dukej që e njihja atë grua.
Më buzëqeshi lehtas.
Papritur u shfaq në tavolinën time.
Mbrëmë quam dashuri më tha.
Afroi dorën dhe më preku buzën e epërme.
Nuk e sheh si je përlyer me buzëkuq pohoi.
Mbeta i habitur.
Ajo u largua.
Oh! mbrëmë isha i dehur...