Blerta Tmava Veselaj (Cikël poetik)

Blerta Tmava Veselaj (Cikël poetik)
NË BOTËN E LIBRAVE
 
Jetoj në një jetë tjetër
Ku gjërat ndodhin shumë më ndryshe...
Aty ndonjëherë bie në gjumë si fëmijë
Dhe kur zgjohem ndihem një gjyshe e moshuar
pastaj shëtis vend e më vend
Nuk le gjë pa e shijuar.
Shpesh dhimbjen dhe humbjen këtu i kam provuar
Pastaj sa e ëmbël është dashuria
Sa ëmbëlsi e dëshirë më shton
Ndodh këto faqe i kthej dy herë
Nuk dua ato çaste të mbarojnë
Jetë e bukur është kjo
mes rreshtash e shkronjash pambarim,
Sot një zanë krahëshkruar,
Nesër e humbur në rrugë pa kthim
Vetëm mes librave jetoj çdo ditë
Ngjarje momente plot përjetim
E ndijë jetën çdo ditë edhe më të bukur,
Ashtu siç do dhe ëndërron zemra ime.
 
NË HAP ME YJET
 
Kur yjet niseshin të binin drejt tokës
Të artë, të flaktë , vezullues
Ne ngadalë hidhnim hapat
Në ritmin e lehtë të vapës përvëluese.
 
Valët e detit lehtë duartrokisnin
Nën simfoninë e ritmit të zemrave
Hapat tonë hidheshin lehtë
Ca në gishta ca në thembër.
 
Buzëqeshja ishte marramendëse
Ashtu si dhe nata plotë zjarr
Në bregun e detit hidhnim ngadalë
Hapat e vallëzimit tonë të parë.
 
Sytë që shkëlqenin po aq sa yjet
Trupat që dridheshin si valët lehtë
Duart rreth qafës që lehtë mbështilleshin
Jemi ne të mbushur jetë...
 
NJË DOZË JETË
 
Të frymosh, nuk është e thjeshtë
Mes mijëra harqesh vrastare
Një dozë jete ta sigurosh
Të mos mbetesh pa frymë mes të gjallëve
Të jetosh, është thjesht një luftë
Veten duhet ta mbrosh fort
Një dozë jete të sigurosh,
Je i fituar në këtë botë.
 
TË ÇMENDUR
 
Ti je i çmendur, po aq sa unë
Ditën pikturojmë ëndrra
Natën i shohim në gjumë
Çmenduria jonë është e pafund
Imagjinojmë një jetë sikur nuk mbaron
Duke e ditur pikën ku çdo gjë përfundon
Të çmendur vërtet jemi që të dy
Si  ne të dy ka shumë të tillë
Rutinë, e ti njëjtë çdo ditë
Pastaj çdo stinë e çdo viti
Kuptojmë një ditë që nuk na shohin sytë
Por çmenduria nuk mbaron
Vazhdojmë ëndërrojmë
Jemi njerëz, s`e di....
Ndoshta, çmenduria është e pa kufi!

 
(Redaktoi Abdullah Troshupa)