Blerina Pëllumbi (Demo) – Biografi dhe cikël poetik

Blerina Pëllumbi (Demo) – Biografi dhe cikël poetik
BLERINA PËLLUMBI (DEMO)

E lindur në qytetin e bukur të Korçës, Blerina Pëllumbi (Demo) është një nga zërat e rinj premtues të letërsisë shqiptare. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Universitetin “Fan Stilian Noli” në degën e mësuesisë dhe ka punuar për rreth një dekadë si mësuese në vendlindje. Aktualisht, Blerina jeton dhe punon në Francë, ku vazhdon të ndjekë pasionin e saj për letërsinë.
Autorja është bërë e njohur me librin e saj të parë: “Lotët e një gruaje,” një roman ky, i bazuar në historinë e vërtetë jetësore të një gruaje shqiptare. Ky libër ka gjetur një audiencë të gjerë dhe është përkthyer në gjuhën frënge dhe angleze, duke u bërë pjesë e konkurrencës në letërsinë botërore nëpërmjet platformës së fuqishme Amazon.com.
Në vijim, Blerina ka botuar edhe pesë libra të tjerë, të cilët shfaqin një varietet zhanresh dhe tematikash:
- "Lotët e një gruaje", në gjuhët: anglisht frengjisht dhe shqip
- “Kristale të thyera”, përmbledhje poezish që përshkruajnë bukur rezistencën dhe ndjeshmërinë njerëzore.
- “Përdhunimi i shpirtit”, roman tronditës, i bazuar në histori të vërteta, të cilat trajtojnë plagët e thella shpirtërore.
- “Njerëz që ngjajnë me diellin”, një tjetër roman që sjell histori të vërteta dhe inspiruese nga jeta.
- “Psikologji dhe ndjenjë”, përmbledhje me proza e cila kombinon elementet e psikologjisë me ndjenjat njerëzore.
- "Sa peshon një zemër", novelë, histori e vërtetë jete

Krijimtaria e Blerina Pëllumbit shquhet për ndjeshmërinë dhe aftësinë e saj për të prekur thellë zemrat e lexuesve. Ajo shkruan me një stil të veçantë dhe të qartë, duke sjellë histori të jetës reale që rezonojnë me përvojat e shumë njerëzve.
Blerina është një shembull frymëzues i një shkrimtareje që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare, ndërkohë që mban gjallë frymën dhe kulturën shqiptare në veprat e saj. Me përkushtimin dhe talentin e saj, ajo vazhdon të kontribuojë në pasurimin e letërsisë shqiptare dhe të bëjë një emër të spikatur në arenën botërore.

SOT KËRKOJA PAQEN

Sot kërkoja Paqen
mbi tokën e rrudhur 
e bërë gërmadhë nga zemërimi.
Sot kërkoja paqen mbi qerpikë që dridheshin
nën një hije trishtimi.
Sot kërkoja Paqen
brenda një shpirti
që me ulërima fëmije qante.
Derdhte ujvara mbi oqeane
përskuqur me muzgje në vuajtje
Sot kërkoja Paqen
në një botë të plakur nga dhimbja
që mbante mbi supe
duar, këmbë, sy dhe fytyra të vyshkura.
Sot kërkoja Paqen dhe bëlbëzoja të vërtetën 
e një bote që dhimbjen mban veshur.
Sot kërkoja Paqen me lule në duar 
që aromë kanë humbur
drejtuar poltikave, shtetev, ashtu mjeruar.
Sot kërkoja Paqen me sytë e shpresës veshur
që mos të dëgjohen bubullimat,
tërmetet në muzgjet e heshtur.
Sot kërkoja Paqen duke i thënë luftës: ndal!
Ndalu para syve të trishtë të një fëmije!
Ndalu!
Jo më, ti s'ke kohë.
Po rilind një shpresë e re,
një tokë e re po lind
e veshur me Paqe dhe Dritë.

GRUA, TI JE JETË

Mos je një copëz djelli 
që çan retë heshtaz në muzg?
Apo je një copëz hënë
 që yjet dhe mbrëmjen përkund?
Vallë mos je dhe një copëz dimri
që mallin me dëborë e vesh?
Apo je copëz pranvere
që frymëmarrjes me aromë i jep jetë?
Të pashë të ecje dhe si hije
më ruaje, kur unë flija gjumë.
Të pashë të bridhje pas yjesh
që dritë më lëshuan mbi gurr'.
Vallë mos je vetetimë?
se sytë më shkelqejnë kur të shoh.
Apo je bubullimë
që si shigjetë të keqen godet?
Të pashë me një vello mbuluar
dhe retë brenda syve i mbaje
A mos vallë je shtojzavalle?!
që me dallgët e detit luaje?
Të pashë dhe zjarr përvëluar 
që jetë mbillje e tokës ia lije ndër duar 

Grua...
ti je jetë!

Pas hënës
unë heshtur qëndroj para teje
edhe ti po me heshtje përgjigjesh.
Duket sikur pakt kemi bërë
Të rrimë të dyja çmendur pas yjesh.

Asgjëja më rrethon në çdo vend
në shpirtin zhytur në vetmi
kërkoj më kot sot një zanë
Dhe s'di pse të zgjodha unë ty?

Çuditshëm më sheh dhe të shoh

pastaj ti me argjend më mbulon
duket sikur vello më hedh
mbi shpirtin tim që sot qan dhe lëngon.

Ti rri e largët ashtu si unë
kur në galaktika vetmie humbas
përpiqem më kot tek ti të rrëfehem
e çdo natë si e çmendur të vihem ty pas.

Të rrëfej ty për zjarrin e zemrës
nëpër natë zë e hedh dhe e zbraz
se dita nuk ka vend më për mua
me ty hënë kuvendoj, zë bërtas

Të tregoj ty për trishtimin
për çdo dëshirë të harruar
kujtohem sot dhe për dritat e shpirtit
që njerëzit m'i fikën me duar.

E dritën tonë bashkë e shkëmbejmë
ti derdh argjendin e unë psherëtima
si vello sot m'i bëhesh ti syrit
një shpresë që vdes me drithërima...

VERBËRIA NË SHPIRT

Do të doja shumë që ti të kishe sytë,
të shihje dhe sytë e mi të shkruar.
por më shumë do të doja të më shihje në shpirt,
këtë zemrën time aq të brishtë, aq të çmuar.

Ti vuaje humnerash errësire,
egoja jote sa shumë më lëndonte.
Ti nuk shihje as kur shkelje në shpirt,
shpirti yt bosh sa shumë më peshonte.

Lëndimi yt i përkiste errësirës,
një jete që ti e vrisje e çirrje dhe me duar.
U mundova të buzëqeshja dhe në zemër,
errësirës që ndodhej në sytë e tu të harruar.

Dritës vrapoja dhe ta mbaja si pishtar,
ëndrrash të një dashurie të çmendur.
Por verbëria e shpirtit të sundonte si një far,
qeshte, ngërdheshej por kurrë nuk ma vrau  ëndrrën.

Përgatiti dhe përktheu në italisht Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese