Flora Shabi - Dy poezi

Flora Shabi - Dy poezi
NË VALËT E JETËS
 
Në agun e mëngjesit
Zgjohem në ditë të re
Flas ndonjë fjalë goje 
Me sytë e përgjumur
 
Vala e ngrohtë e kalon natën 
Dita hynë me erë freskie
Vala valës nuk i ndahet 
Shpërndan aromë për ne
 
Valët e jetës si pema me degë
Ku disa gjelbërojnë
E disa rrisin filizat
Një tjetër thahet e bie përtokë.
 
SI HELMUES
 
Mos ju tremb gjarprit
Kur e kupton se është i tillë 
E din ku zvarritet ai helmues 
E njeh atë krijesë zvarranike
 
Gjarpër e gjarpërushja 
U shtirën si të shenjtë 
Me mashtruan, me mbytën... 
Me helmin e tyre prej njeriu
 
Përdoren çdo gjë me lajka 
Fshehën shpirti e lig
Bënë lojën e gjarprit  
Turpi i mbuloftë...