TRAJTIMI HISTORIK I VIKTIMËS DHE TË DREJTAT E PËRGJITHSHME TË SAJ
Viktimat nëpër etapa të ndryshme të historisë, nuk janë trajtuar në mënyrë adekuate, por aspekti historik i trajtimit të viktimës është i njohur që nga kohërat e hershme si psh; Kodin e Hamurabit, në të cilin parashihej që viktimat e grabitjeve në rrugë, për humbjet e tyre duhet të zhdëmtohen nga thesari i mbretit. Por pozita e viktimës me kalimin e kohës dhe shekujve përmirësohet, ku vërehet edhe përpjekja e disa autorëve për të kontribuar në njohjen e viktimës dhe të drejtave të saja, për ta njohur raportin e tij me kryesin dhe nevojën për mbrojtjen.
Këtu duhet veçuar Han V.Heutingu,i cili në shpjegimet e tij profesionale shkruan se rreziku përfshin autorin e krimit dhe viktimën. Përderisa ky autor me prejardhje gjermane në vitin 1934 shkruante; asnjë konstatim teorik nuk është aq i rëndësishëm në luftë kundër krimit, se njohja e saktë e viktimës, kurse më vonë më 1948 ai publikoi veprën e tij të njohur,,Krimi dhe viktima e tij”, e cila konsiderohet si studimi i parë shkencor mbi viktimën në lëmin kriminologjik dhe juridiko-penal. Në këtë mënyrë Heutingu ndikon në vendosjen e bazave të para apo themeluese të disiplinës së re shkencore-Viktimologjisë.
Lidhur me viktimën kanë shkruar edhe disa autor tjerë si; Fred Exner, Ernest Scelig, Vasile V,Staciu, Henri Elleengberger, Benjamin Elledson, Emiliano Viano, Andreë Karmeu, Ezat Abdel-Fetah, Stephen SChefer, Hans J.Shpaider, Gererd Lopez, Robert Cario, Jean Audet, Jean Francoiz Katz, Ëilliam G.Doerner, Steven P.Lab, Zvonimir Sheparevic, ndërsa ky i fundit ishte edhe autor dhe bashkë publikues i një publikimi me Prof.Dr.Eshref Ademaj nga Universiteti i Prishtinës, me titull ,,Mbi viktimat e terrorit ndaj shqiptarëve në Kosovë, përgjat viteve të 90-ta.
Poashtu lidhur me domenin e viktimave, rëndësi ka edhe kontributi i Këshillit Europian(KE), dhe OKB-s, mandej i Shoqatës Botërore të Viktimologjis [The World Society of Victimology-WSV], ku aty janë anëtarësuar disa asociacione simotra të disa shteteve në botë.
Por pozita e viktimës së krimit, historikisht ka ndryshuar shumë, në aspektin pozitiv ku të drejtat e viktimës janë avancuar deri në nivel me të drejtat e njeriut, ku në bazë të kësaj janë miratuar edhe fuqizuar shumë akte juridike, të cilat në botën bashkëkohore kanë gjetur implementim.
Të drejtat e përgjithshme të viktimave janë një kompleks i të drejtave që janë paraparë me akte ndërkombëtare dhe dispozita ligjore pozitive.
Të drejtat e viktimave janë të drejta ligjore ,të sanksionuara me ligje vendore dhe ndërkombëtare.
Të drejta e përgjithshme të viktimave përfshijnë;
-e drejta në tretman të drejtë
-e drejta për tu informuar
-E drejta për të qenë palë në procedurë
-E drejta në përfaqësim
-E drejta në kompensim
-e drejta për të pasur përfaqësues të autorizuar
-e drejta për të pasur mbrojtës të Viktimave
-e drejta për të pasur përfaqësues ligjor
Poashtu ekzistojnë edhe korniza ligjore dhe ndërkombëtare të të drejtave të viktimave të krimit, të cilat i inkorporojnë në vete normat juridike me karakter regjional, përderisa ekzistojnë edhe traktatet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që përmbajnë norma, të cilat në përgjithësi garantojnë të drejtat e viktimave.
Poashtu ekzistojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë të inkorporuara në kuadrin e legjislacionit vendor dhe të cilat gjejnë zbatim edhe në vendin tonë, përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e ato janë;
-Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
-Konventa Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të njeriut dhe protokolet e saja
-Konventa ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike dhe protokolet e saj
-Konventa Kornizë e Këshillit Europian për mbrojtjen e pakicave
-Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të të gjitha formave të diskriminimit të gruas
-Konventa për të drejtat e fëmijës
-Konventa kundër torturës, trajtimeve, e ndëshkimeve tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.