Baki Shala - TIVARI

Baki Shala - TIVARI
TIVARI
 
Tivari është një qytet i lashtë, fillimisht i vendosur 5 km nga deti në rrënzët e malit Rimia. Gjetjet arkeologjike konfirmojnë se jeta në këtë zonë daton që nga kohët parahistorike ilire. E kaluara historike e këtij qyteti ilir nuk ndryshon shumë nga qytetet tjera shqiptare në bregdetin e Adriatikut dhe ndan fatin e tyre deri në Kongresin e Berlinit (1878), kur ky qytet përfundimisht shkëputët nga trungu amë- Shqipëria.
Plot gjashtë muaj para vendimit famëkeq të Kongresit të Berlinit ushtria malazeze sulmoi pa mëshirë Qytetin e Vjetër të Tivarit. Ushtria malazeze përdori metodat më të tmerrshme të luftës, madje popullsisë civile iu ndërpreu edhe furnizimin me ujë. Qyteti u dogj dhe u shkatërrua tërësisht. Nga 600 shtëpi sa kishte ky qytet i vogël, asnjëra nuk shpëtoi. Gjysma e tyre u bënë shkrumb e hi ndërsa të tjerat u shndërruan në gërmadha. Vetëm në një xhami u gjeten dyqind (200) gra e fëmijë të vdekur. Gazetari frëng Auguste Meylan këto veprime fashiste për kohën, i komenton kështu: ”Kamë parë shumë rrethime të tjera, por s’kisha pa kurrë një gjë kaq të tmerrshme sa ky qytet i mjerë i Tivarit, ku s’ka mbetur asnjë shtëpi në këmbë….”
Edhe pse rezistenca për mbrojtjen e Tivarit, me pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve vendas, shkodranë e ulqinakë, gjatë dimrit të vitit 1877/1878 ishte heroike, qyteti më 10 janar 1978 ra në duart e Malit të Zi. Aneksimi i këtij qyteti zyrtarizohet me vendimet e Kongresit të Berlinit. Kështu Tivari u bë qendër e vëmendjes e shtypit të kohës dhe qyteti i parë shqiptar që u shkëput nga trungu amë - Shqipëria.