Rudi Berisha – Kur dielli lind

Rudi Berisha – Kur dielli lind
KUR DIELLI LIND
 
Atje ku mungon ngrohtësia
Atje ku hëna
Ka zbardhur tokën natën
Atje, do të lind një lule
Të kuqe gjaku, atje... atje...
 
Kur dhimbjet
Të çajnë shpirtin
Kur plaga të rëndon hapin
Ti buzëqesh me dhimbjet
Luajë me plagët.
 
Përherë kujtoje
Që je ma i fortë se guri
Më i fortë se lisi
Guri thyhet nga çekani
Lisi prehet nga sëpata,
Por njeriu është ai
Që i thyen gurët dhe i prenë lisat.
 
Kur buza shkrihet në vajë
Kërkon një buzë tjetër që ta ndezë
Kur puthja digjet si vetë buza
Ajo kërkon një dashuri që ta shëroj.
 
(Marrë nga profili i autorit Rudi Berisha)