Bllaca '99, Vëllimi i dytë (botim i ri)

Bllaca '99, Vëllimi i dytë (botim i ri)
BOTIM I RI NË 27-VJETORIN “BLLACA ‘99”
 
Sot doli nga shtypi libri Bllaca ’99, Pjesa e dytë, me përjetimet e të dëbuarve më dhunë nga forcat policore e ushtarake serbe.
Libri do të promovohet me rastin e shënimit të 27 – Vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova, nga pushteti sebosllav.
-Ky shënim i këtij përvjetori do të ketë karakter manifestues-përkujtimor, ku më datë 10 prill 2026, në ora 11:00, tek Kompleksi Memorial Eksodi “BLLACA ‘99”, në Han të Elezit, bëhet peligrinazh i poetëve, nga viset shqiptare;

-Në ora 16:00, bëhet përurimi i librit të Jahja Llukës “BLLACA ‘99” (Vëllimi i dytë) në Galerinë “FLORI” në “PRISHTINA MALL”;
-Në hapësirën e Galerisë “FLORI” në “PRISHTINA MALL” (në periferi të Prishtinës) organizohet EKSPOZITA KOMBËTARE “EKSODI BLLACA ‘99”.
 
Nga Stafi redaktorial