Vjollca Aliu - Alfabet unik

Vjollca Aliu - Alfabet unik
ALFABET UNIK
 
Hapa sytë si petale trëndafili
U mbusha pak me aromë zymbyli
Nën blirin e kopshtit pushova
Ndjeshmërinë e lulevjollcës përjetova.
 
Mblodha 7 lule e thura buqetë
I radhita si 7 zanore
29 cicërima zogjsh m'u bën melodi
Si në alfabet 29 bashkëtingëllore.
 
Me 36 shkronja të arta krijova poezi
Shoqëruar me tinguj violine
Shkronjat shqipe të ndritshme rrijnë
Në alfabetin e gjuhës sime.