Valbona Ahmeti - KRYEVEPËR

Valbona Ahmeti - KRYEVEPËR
KRYEVEPËR
 
Prekaz, ece neper shekuj të tërbuar zog i etur,
qiellin e hapur për t’a zotëruar mbretërinë
ndërtove me të lashtën dhe të paqtën histori
t’i rrahte brigjet e shpirtit prore dashuria për liri
 
në sytë e tu çelej sythi i ëndrrës se moçme
në shtigjet e ballit të ndrinte dielli i ditëve të sotme
në ty ka zënë fill trimëria
në ty hapëroj e dha emër historia
 
nga emri yt armikun e kapnin ethet
shpresës nuk ia zbehe buzëqeshjet
edhe pse me plagë në zemër nuk pate ligështim
vetëm çendise gjokse me vetëbesim
 
sot mëngjesi yt kudo shkëlqen
e muzën e dashurisë m’ a rrëfen
perëndimi yt i skuqur
mbrëmjen m’a sjell zjarr të prushur
me buzëqeshjen e hënës lozonjare
natën m’ a përkëdhel ylberin
e shfaq pas çdo shiu rebel
 
kur them Prekaz, kuptoj:
betim, besë, fisnikëri, trimëri e burrëri
këngë e lahutës në brezni
tingulli i saj kuq e zi,
dashuri për Shqipëri
 
kur them Prekaz, më kap ngazëllimi
dhe krenaria e stërgjyshit Ahmet Delia
kur them Adem Jashari
kujtoj një zemër luani me mendje vigani
 
të vdesësh duke kënduar historikisht
është një kryevepër
legjendat lindin vetëm njëherë
për të jetuar përherë!