Meri Bo - SHPIRTI NUK FUTET NË KALLËPE & MREKULLIA

Meri Bo - SHPIRTI NUK FUTET NË KALLËPE & MREKULLIA
SHPIRTI NUK FUTET NË KALLËPE !
 
Shpirti vret fjalët, që nuk dinë se ç'thonë
Fjala ka kocka dhe shenjtëri.
 
Shpirti pranon vetëm shenjtërinë e saj
Kockën, jo mishin.
 
Fjalën pa mend e flak dhe e zhvesh pa keqardhje
e le të fluturojë në ajër si flluske dhe iluzion,
më pas, e shpon me gjilpëra.
 
Shpirti e sfidon vdekjen
që të mund ta jetoje mëkatin përjetësisht
dhe të dashuroje pa kufizime.
 
Mos u bëj dhe ti një degë
që thyhet nga erërat budallaqe,
bëhu një peme më mirë.
 
Sytë e tu dhe gjethet duhet ta shohin qiellin 
Shpirti është i vdekshëm 
por momenti e ruan substancën 
e ndëshkon vetminë.
 
Ai me vret dhe mua që nxitoja
për t’u rritur gjatë vuajtjeve 
duke harruar pasqyrimin e fëmijës brenda meje !
 
MREKULLIA
 
Buzëqeshja jote
pranverë në dimrat e mi
Dashuria jote, perlë nga pikimet e gëzimit
që mbledh shpirti im
Fjala jote e ngrohtë, në perëndimin tim
jetëdhënëse ne timin agim.
 
Kur sytë çiftëzohen, ndërtohet një mrekulli
Sytë kanë fuqinë, për të lindur dritën
në errësirën më të dendur
sa herë që dashuria, pasqyrohet.
 
Janë burim pa fund për të shuar etjen
Për sa kohë dy palë sy 
buzëqeshin dielli lind, zemrat ngrohen
ujë i ëmbël i kripur do të rrjedhë
plagët shërojnë shqisat.
 
Ndergjegjet zgjohen, shkëndijë shprese rindezë
dhe mund të mposhtë, çdo forcë
dhe dobësi të pamatur.!