Poezi nga Ana Stjelja (Shqipëroi Irma Kurti)

Poezi nga Ana Stjelja (Shqipëroi Irma Kurti)
Ana Stjelja
 
VËSHTRIM I THELLË
 
Vështrimi i thellë i një gruaje misterioze
ndriçon rrugën
e një njeriu të vetmuar
që ecën drejt
Përjetësisë.
Vështro gotën magjike të kristalit
përgatitur nga mençuri e vërtetë,
dhe do të gjesh
gjurmët e këpucëve të tij
duke shënuar rrugën,
në mënyrë që të mos humbasë.
 
 PAS MASKËS
 
Pike pas pike
poshtë xhamit të dritares,
si lot.
Një fytyrë e panjohur
fsheh të qarën dhe të qeshurën
gënjeshtrën dhe të vërtetën
pas maskës
zbukuruar nga ari vezullues
dhe e kuqja e pasionuar.
Kush është ai, e pyes veten?
Hiqe maskën!
............................................................
 
Përktheu nga anglishtja: Irma Kurti