U NISA…
U nisa, shtegtova, jetova agimet i mblodha…
Avioni ka ikur, treni s`po pret,
Në hon gremisur dhe jeta u tret
Një bimë, që çeli mbi kurm trishtim
Buisi një bisk, në bulëz lulëzim…
Ish trup i mekur që tokë pushtoi,
Eshtrat shpërndarë, gërryer ritmoi
Ky shi puhizë, mbi faqe seç ra
Aromën pranverë, ndjenjë shpërnda…
Po loti i virgjër, pse gjethen lëndoi?
E preku e zhyti dhe prap e mohoi,
Aorta kish ndal, shpërndarë kuturu
Si vitet e jetës, ndër sytë e tu…
Dhe kokrrat në pemë, u poqën purpush
Sytë e pafaj, me lot seç i mbush,
Nën terr të zi, një dritë u çel
Vegim i mbarsur dhe dhimbjen përcjell…
Eh vitet që ikën, shtegtare pa kthim,
Lastarësh penguar dhe ankth dorëzim,
Nën qiell se di ka yje, ka dritë?
Drithëruar Hëna, shpirti t`përndritë…
Nën Tokë lënguar, një epitaf shkruar,
Mos mbillni në jetë, fat marrëzinë,
Vargonjt përplasni, ndër hone arratisur
Pika e lotit gjithë qiejt ujitur…
Grimcuar tani, nën dhimbjen që tret,
Kjo bimë kish mbirë dhe frymës jep jetë
Oazet pa fund, i mori ,i mund
Pak dritë qiellore, dhe bota përfund…