Vjollca Aliu
Ç'faj kam unë që emrin e lules mbaj
E magjinë e fjalës më thua se e kam
Si vesë mëngjesi kam brishtësi
E si vullkan në zemrën tënde jam.
Faji s'kërkohet në ndjenjat e askujt
Kur zemra vlon si zjarr nga dashuria
I paarritshëm të duket takimi i pritur
Por në të papriturën fshehët lumturia.