BABA E DJALË LUFTËTARË PRIJETARË
Të përbetuar me besën jetike
dhe gjakun rrëke
baba e djalë luftëtarë të pandarë
përherë edhe prijetarë.
Zekë Bajraktari i Parë
i Therandës (Suharekës) trime,
paragjyshi im plisbardhë
me vendim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
të Vitit Zulmëmadh-1878
luftëtar-prijetar
në ballë të trimave vullnetarë shqiptarë
të Bajrakut të vet
për tokën e trashëguar-Arbërinë e bekuar
nëpër stinë e mote
lashtësi e dëshmuar.
Përkrah Ti krejt shenjtëri
edhe djali më i riu i tij,
Asllan Bajraktari i Parë
trim i paepur e luftëtar
hapakrah në trasim shtigjesh,
syrin pishë hejun rrufe për mëmëdhe,
edhe prijatar në vazhdim
si trashëgimi
në ballë të luftërave për liri.
Baba e djalë luftëtarë prijatarë
Zekë Bajraktari i Parë
dhe Asllan Bajraktari i Parë
kurrë nuk i hoqën armët nga krahu e brezi
në shpartallim pushtuesish të pështyrë,
turkun hienë e vjetër e dhelpër
dhe Serbinë e Malin e Zi
gllabërues të rinj në epërsi
nga përkëdheljet satanike
të Kongresit mëkatar
të Berlinit.
Luftën e radhës me nam
në mbrojtje të tokës mëmë në shteg dielli
e bënë në Hot, Grud e Kelmend
dhe në Plavë e Guci
në kufi me Malin e Zi
në vargoj qenërie katranosur me dredhi.
Aty edhe ranë dëshmore
me urata madhështie për rrënjën,
sot varret e tyre në hartën e cunguar
gjurmësh rrafshuar
pa emër e kurorë.
-Nga libri: “JEH MOTESH”-Naxhije Doçi -Prishtinë -2019