Ahmet Pllana (poezi)

Ahmet Pllana (poezi)
BUZËQESHJA E MONALIZËS
 
Monaliza pikturë e gjallë
Shikon e buzëqeshë me gjallëri
Monaliza ikonë e rrallë
Shikon në çdo anë e të jep shpirt.
Monaliza bukuri e mall
Shikon e buzëqeshë me ëndësi
Shikon sikur të dashuron, vallë
Meditim nate pa hënë, pa errësi.
Monaliza jeton ndër shekuj
Diçka fsheh, diçka zbulon
Fsheh vështrimin, zbulon dashurinë
Ajo rri e heshtur, flet me heshtjen.
Monaliza më e bukura e kohës
Dikënd shikon me metaforë
Nuk e di buzëqeshë apo duket e tillë
Kjo pikturë në pëlhurë.
Leonardo Da Vinçin e shoh në të
Mona Lizën një nuse fatbardhë
E buzëqeshur e shumë krenare
E bukur, assesi grua tradhtare.
Monaliza bukuroshja enigmatike
Ikonë e bukurisë në pikturë
Historike, idilike, biblike
E vuajtur nga sëmundja e dashurisë.
Piktura e Monalizës ikonë
Pasqyrë e jetës së vuajtur
Dashuri gruaje e padjallëzuar
Plot optimizëm, e papërshkruar.