Vladimir Shyti - Poezi

Vladimir Shyti - Poezi
SHQIPTARËT NUK DUAN LIDER NË SHËRBIM TË BOTËS!
 
Shqipëria lëviz nën shkëlqimin e rremtë,
Hëna ndrit ende komunizmin e tjetërsuar,
Populli s’kërkojë lider në shërbim të botës,
Por,të shtrojë sofrën në oborrin e varfërisë,
Të hyjë në arën ku mustaqet zgjasin misrat,
Të ndjej gërhamat e pleqërisë,
Shpërthimet e rinisë,
Që trashëgim e kanë mbajtur,
Kudo që kanë shkuar,
Kudo që kanë vajtur.
 
Siç ulet në banketet që shtrojnë kryeministrat,
Të ulet edhe në barin e kuvendit,
Në aromën e miellit të sitës,
Ku ka mbetur ende shija e varfërisë,
Ku po humbet dhe dashuria nënës.
 
Braktisën foletë djemtë e vajzat si yje,
Të parriturit nga ngrohtësia e gjyshërve,
Grindet era në pyje,
Si zemra e vajzës së valëve,
Që me lot spërkaste hauzin e hënës.
 
Lideri ynë bukur i rreshton fjalët, në shpirt të mjeruar,
Kalojnë cakun premtimet, kurdha rrafshohet,
Me turizëm e satelite me lulka të qëndisur,
Me lajka e lyerje të parëve të Evropës,
Në parlament i padukshëm,i harruar.
 
Kushdo mund të thurë vargje për natyrën shqiptare,
Të bëj betime dhe të rrahi gjoksin,
Ky vend kërkon dashuri që të mbushin me jetë,
Supet e maleve t’i lidhë me fije çeliku,
Qysh nga Shqipëria deri ne trojet Kosovare.
 
Të hapen dyert e zemrës me buzëqeshje çiltërsie,
Mjaftë helm hodhët në këtë vend,
Mjaftë trishtim, flakë nëpër shi,
Punoni për vendin tuaj,
Që edhe unë plaku të jetoi vitet e mi!