Idriz Berisha - TË KY QIELL ME DIELL

Idriz Berisha - TË KY QIELL ME DIELL
TË KY QIELL ME DIELL
 
Bardhë e zi si vet guri
Bardhë si bora e plisi
Atje në thellësi shkëmbi
Ku dhe varret janë pingul
Belle e moçme Belle
Ta njoha hapin mbi borë
Së këtu i bardhë lind dielli
Si qefin fisi e plisi
I bardhë ,i ashpër si natë janari
Flakadan- kambanë kushtrimesh
Ka kohë që kështu të njoha
Me epin e bjeshkëve të qielli
Mbështjellë me bardhësi motesh
Me shall e e flamuj kullash
Peizazh i shkrirë si plumb në zjarr.
E hark djepi me lulak
Shpesh i larë me gjak
Je bukë me sofër shtruar
Rreshkur në prush vatre
Rugovë Deçan, Kosovë
Diell që lind ku perëndon.
Atje ku lind dhe dashuria e kullave!
Do takohemi përvjel.