Rudi Berisha - TË PRES E DASHUR (poezi)

Rudi Berisha - TË PRES E DASHUR (poezi)
TË PRES E DASHUR
 
Ngjyra e lapsi më është tharë
Këmisha e bardhë më është grisur
Me ka mbetur vetëm fotografia jote
Atë e ruaj në sirtarin e zemrës sime.
 
Nata me duket e gjatë por e lodhur
Është lodhur nga pritja e hijes tënde
Të pres ty e dashur në dhomën e gjumit
Këtu kam ndezur zjarrin e shpirtit tim.
 
Ngritëm nga shtrati e lëvizi nëpër dhomë
Ne mur kam të shënuar emrin tënd që moti
Kam gravuar dhe datën e ikjes tënde nga unë
Për çdo vit atë datë e përkujtoj si ditë kujtimi.