Vladimir Shyti - Përshkrim

Vladimir Shyti - Përshkrim
PROFESIONI, TRASHGIMNI E SHQIPTARËVE
(Dardha bie nën dardhë)
 
  Melodi që përsëritet, lëshohet vrulli përherë drejt të të padukshmes, si shigjeta që del nga harku drejt qiellit; sepse për të ndier Unin e vërtetë, të cilën e ndjen dhe e gjen me intuitë, jashtë botës të panjohur jashtë vetes, në një botë të lartë ëndrrash, ka nevojë për të fuqizuar vetveten. Të dhënat e tij, janë optimale. Në moshën pesë, apo gjashtë vjeçare asimilon gjuhën angleze nëpërmjet televizionit, më pas vazhdon të merret me sport, kryesisht në futboll, një natyrë jo e tij. Përherë i tendosur, madje në gjendje të rrezikshme të sforcimit ideal. Unë dhe familja vërejti tek ai menjëherë, me shumë pakënaqësi se sa me lavdërime furinë e shpërthimeve, sidomos në rritjen e tij në aspektin elektronik. E habitshme, te ai fëmijë 12 vjeçar, ekzaltimi i Noelit, nipit tim është, po ta shohësh mirë, pa përmbajte; thelbi tij, vet gjendja. Subjekt e objekt, njëkohësisht, nuk ka formë sepse është një tërësi unike, ai frymëzohet nga gjithçka, ku mund të mësojë sa më shumë nga ç’ka i ka përgatitur jeta.
  Me përfundimin e vitit shkollor gjashtëvjeçar kishte marrë një vendim, i shtyrë disi edhe nga i ati, Bledar Shyte, që zotëron një ofiçinë mekanike për llojet e ndryshme të automjeteve, si xhenieri e motorist.
   Ora gjashtë e mëngjezit, po shijoi kafenë si gjithmonë, kur Atë e birë të veshur njësojë me uniformën e mekanikut u paraqitën para meje me një buzëqeshje, që mua mu duk mrekullia më e madhe që më kishte ndodhur gjatë jetës time. Fytyra e Noelit vezullonte nga një entuziazëm i fshehur nën lëkurën e njomë, ku më ktheu pranverën me ngjyrat e larmishme të saj. Në këtë moshë kishte filluar edhe im birë punën si mekanik. Gjithashtu edhe im Atë në këtë moshë me kishte marrë me vete në punishten e riparimeve të këpucëve, asaj kohe shtetërore, nje trashgimni shqiptare. Mbeta i shushatur, kënaqësia që ndjeja brenda vetes, ndjesi e vagëlluar e njeriut që sodit të kaluarën, ku ngjarjet përsëriten më lënë pa fjalë. Frymëzimi është ndezje nga lartë, si një flakë e shkaktuar nga rrufeja, im nip e përshkënditë gjendjen e tij të mrekullueshme, ku familja merr njësimin e ndjesive të jetës hyjnore, ku ai arrin yjet me karrocën e zjarrtë dhe rreth tij kumbon muzika në sferat më të larta drejt një njeriu të së ardhmes. Fshijë lotët fshehtas tyre, kurdha familjare kishte farkëtuar idetë e larta tek ai fëmijë, të lidhur pas parimeve, murrosur brenda një koncepti, që shpërthenin në mënyrën e tij ngazëlluese. Kjo gjë mua më trembte më shumë, nuk do të donim t’i impononim, tani që ështe ende i pafuqishëm, për të vendosur diçka përfundimtare.
  Por Noeli nuk është nga ata që mund të ngujohet brenda diçkaje të vetme. Ai synon të kapë çdo gjë që i afrohet nga jeta e përditshme. Unin vetjak, fjalën, punën që përfiton dhe formimin shpirtëror, mendojë se ai i quan si plurarizëm, ose si një bashkëjetese shoqërore të shumë shpirtrave. Natyra e tij është në shndërrim të vazhdueshëm, njohje e vetvetes e arritur midis atyre që merrë nga kureshtja vetjake derisa të arrijë atë ç’ka kërkon për të ardhmen e tij të sigurtë.Për pak sekonda bisedon në anglisht me mbesën time, që ndodhet në Gjermani,që ai e konsideron motrën e vogël, por që vetëm disa muaj është më i madh. Munda të kap vetëm disa fraza, ku shprehte entuziazmin e tij krashi punës që kishte marrë përsipër. Ajo e uron në mënyrën e vet, por shakatë e mbesës nuk arrita t’i kuptoj. Të dy mekanikët Atë e birë u larguan drejt ofiçinës, duke më lënë në ritmin mbizotrues, të forcave primitive, që derdhen si metali shkrirë brenda një modeli, i cili sapo ishte përgatitur brenda jehonës familjare. Guximi kurrë nuk të braktis, kur e ke menduar më parë dhe ëndrrat të bëhen realitet, duke larguar iluzionet pa himnin e jetës njerëzore.