Nurie Baduni - TËRMETET E JETËS SIME

TËRMETET E JETËS SIME
Në jetë pata tronditje të thella,
Kur vullkanet zbrazën krateret e nxehtë.
E mua copëzat më mbetën në duar,
Tek kuvendoja me retë.
U përlesha tek i shuaja me ujërat e trupit,
Me kratere të dallgëzuara plot jetë.
Hidheshin si uragan mbi vertikalet e unit,
Nuk shuhesha as vetë.
Sot, ca copëza eshke mbetur në duar,
Nëpër funde detrash dua t’i mbys,
Pesha e lehtë i nxjerr në sipërfaqe,
Rreziku mbetet aty sërish…
MU PRISH GJUMI MBRËMË
Përmes një shtegu,
Më erdhe për vizitë, si vegim.
U ç’mallëm ëmbëlsisht,
Mes zjarresh pa flakë u dogjëm.
E më tej...
Më tej flakën shfrytëzova
E thura vargje për ty
Deri mbi agim.
Ma prishët gjumin mbrëmë
Kush vallë nga të dy ?
Vargjet apo TI!