Vjollca Aliu, poezi
Nën gurgullimën e ujit poshtë te kroi
Shtrirë mbi gjoksin tënd me aromë ftoi
Sikur në një vresht me rrush kisha hy
Aq ëmbëlsi ndjeu shpirti im kur të takova ty.
As puhiza e shelgut s'po bënte fllad
Ku dashuria digjte dy shpirtra të zjarrtë
Një serenadë korçare nga zogjtë këndohej
Si himn i dashurisë që po kurorëzohej.
Me tingujt perlë të lumturisë
Shkëlqimi po shtohej në Fronin e Dashurisë
Me valsin e ndjenjave zemrat po vallëzonin
Si vulë e dashurisë që e meritonin.