Valbona Kolaveri - Cikël poetik

Valbona Kolaveri - Cikël poetik
TYMOS MENDIME
 
Flegra flegra
Shprishet shpirti
Ndër ndejë
Të pandejë
 
Kurrizdalë dita,
Shkapërcen ndër fjalë
Dhe veten
 
Në shpengime të çala
Tymos
Mendime të pazëshme,
Tek ndizem përbrenda
Veten të gjej
 
Duke lutur
Qetësinë hijeve
Kur mund të jem e lumtur?
 
FUNEBËR
 
Nëse më sundon
Pushteti yt,
Atëherë,
Pa drojë
Edhe më prangos
 
Qelizë e vdekur
Do të jem,
Pa ujë,
Pa dritë,
Pa rrënjë,
Rrangallë
Që më nëpërkëmbë
 
Nëse unë
Jam robi yt,
Atëherë,
Ti vendos,
Po po vetëm ti
 
Deri atëherë
Do kem vdekur,
Duke të të ndjekur
Sy qorrazi
Zvarrë,
I drobitur,
I ngrat,
I paudhë,
I pagojë,
I pa frymë,
Hu,
I pagdhendur dru
 
Nëse më marros,
Duke të dëgjuar ty,
I shurdhuar jam
Nxirrmi dhe dy sytë,
Verbërinë më ndill
 
Se I pandreqshëm
Budalla,
Që kurrë s’mësoi,
I fikur do t’lëngoj
 
Funebër varresh
Pa mbarim
Do të jem
Ftohtësi në gur