BIOGRAFI
Panajot Boli
Ka lindur më 20 Janar 1959 në fshatin Velahovë të Delvinës. Në vitn 1983 është diplomuar në degën e gjuhë-letërsisë të Universitetit të Shkodrës. Ka filluar të botojë skica , poezi, tregime, reportazhe, fejtone në organet e shtypit qe kur ishte nxënës në shkollën e mesme. Karrierën si mësues e filloi në shkollën e Mesme të Bashkuar në Qukës të Librazhdit ku ishte edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të këtij rrethi Punoi mësues , drejtor shkolle, kryemësues. U vlerësua nga Ministria e Arsimit për kontributin në fushën e arsimit dhe kulturës si edhe për krijimtarinë poetike dhe publicistike Për një kohë të gjatë punoi si përgjegjës i kolegjiumit në gazetën ‘’Llaiko Vima’’ dhe redaktor i emisionit greqisht në radio Saranda 96,1 FM. Është anëtar i Unionit të Gazetarëve të Pavarur të Shqipërisë. si edhe nënkryetar i Klubit të Krijuesve ‘Jonian’ të Sarandës, Kryetar i bordit i Agjencisë Joniane të Mjedisit, Medies dhe Informacionit (AJMMI) Sarandë Aktualisht është mësues dhe gazetar Shkruan në dy gjuhë shqip dhe greqisht,
Ka botuar 12 libra, me poezi dhe tregime.
Cikël me poezi
Ç’MUND TË MBILLJA TJETËR?
-Një dardhë në ‘shtëpizën’e prindërve të mi-
Një dardhë mbolla për ju
Të shtrenjtit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Në shtëpinë tuaj të përjetshëm
Në lindje të ‘lagjes’
Aty ku dielli ju përshëndet çdo mëngjes
Një dardhë mbolla për ju
Të dashurit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Në pranverë të buis pema
Me burbuqe të brishta
Si linden filizat ne, nga dashuria juaj
Një dardhë mbolla për ju
Të shtrenjtit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Në pranverë të zbardhet nga lulet
Të ulen mbi supe
Si pulëbardha malli të shpirtit tim
Një dardhë mbolla për ju
Të dashurit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Vjeshtë është...dardhat u poqën
Kullojnë lëng të verdhë
Trishtim të shkrirë në oborrin e shpirtit tim.
Një dardhë mbolla për ju
Të shtrenjtit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Vjeshtë është.. gjethet fërfërijnë
Si flegrat e zemrës sime
Se linja me mbretërinë hyjnore u ndërpre
Një dardhë mbolla për ju
Të dashurit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Dimër është....dardha u zhvesh
Nga cingërima rrihet
E shpirti im akullnohet nga dhimbja e ndarjes
DIMËRIMI I SHPIRTIT
Dielli i lodhur ka perënduar tutje në det
Ranë të flenë edhe malet e mia në fshat
Me jorganin e zi të errësirës mbulohen.
Pastaj në ëndrra përkunden të shqetësuar
E presin t’i ledhatoj prapë agimi i vesuar.
U mblodh kruspull edhe shpirti im i ftohtë
Struket si kërmilli në guaskën e tij të gurtë
E ofshan në mbretërinë e qelqtë te harrimit.
Syrin nxjerr nga guaska pa dritare, drithëruar
T’i spërkat në buzë pranvera, lëngun e bekuar
E DIELË...
E përgjumur akoma e diela
Gogësin duke u striqur
Me përtesë në krevat
Në fluskat e kafes së ngrohtë
Ca gjilperizime drite lexojnë
Një dëshirë nostalgjie
Mëngjesi ka hapur kanatat
Fllade të ëmbla shtyn brenda
Në shtratin e parregulluar
U zgjat shumë ky trëndafil
Me një burbuqe të roztë
Përshëndet nga dritarja
Në porcelanin e bardhë të kafes
Një pëllumb ka hapur krahët
E vjen i gëzuar
Buzëqeshja zbret në buzët
E sytë ëmbëlsojnë shikimin
Ndofta ajo...ndofta..
E diela shtriqet ëmbël ,ëmbël
Me kafen duke rufitur e fluturat
Që e presin në lendinë
MË TROKET MALLI I DASHURISË
Kujimet, si lulekuqe i mbledh pllajave të Qukësit
Buzë Shkumbinit po freskoj buzët e mia të etura
Në çatinë e shkollës ende gjurmë folesh të vjetra
Malle dallendyshesh , në qiellin blu, të patretura
Hipur në kalin e mallit udhëtoi nostalgjia e hirtë
Herët në mengjes arriti në shkollë,pa e parë njeri
Ngadalë hapi derën e klasës dhe shkumës kërkoi
Shkroi: Unë erdha prapë të dashur nxënësit e mi
Çantën dhe ditari lë si dikur në cep të katedrës
Karrigja e ngjirur e fton:Ulu,kam kohë që të pres
Potershëm hapin derën Xhesi me Sarën bjondine
-Ua..mesuesi!!..sa mirë që na erdhe.. Mirëmenges
-E dinim, do vije , manushaqet kanë çelur përseri
Të presim çdo mars mesues i yni,me mall e gëzim-
Akoma s’erdhi Arifi? Shikoj nga mali Skenderbe
Mes udhës së pyllit,nxënësi im i urtë,me sy blerim
Karriget e klasës sonë janë bosh, të heshtura rrinë
Mbi tavolina gjurmë skicash të endrrave vizatuar
Si zogjtë e dallendysheve janë ngrohur në këto fole
Tani?!..Drejt agimeve të bardha kanë fluturuar
Më ndodh shpesh të më trokas ky mall i dashurisë
Të mbledh atyre pllajave të Qukësit kujtime lulekuqe
Të rizgjohet gumezhitja e nxënësve: Mesues..Mesues
Të më çlodh Shkumbini,të më shijoj balta e tij e kuqe
I DUA..
E dua trendafilin e buku që të më buzëeqesh
Të zgjat petalet të më puth kur hyj në dhomë
E dua që të më shikoj si një vajzë e dashuruar
E dua edhe kur vyshket,të më fal vetem aromë
S’e dua trendafdilin robot që më sollën dhuratë
Me ngjyra të ndezura si buzëkuqi suva i një vajze
Aty rri si mumje,pa ndryshuar as ngjyrë e formë
Një copë trendafil akull,i vetmuar,pa aromë e naze
E dua mollën të më flertojë si lozonjare në dorë
E goja si e papërmbajtur të më leshojë lëng plot
Ta shikoj si vitrinë bukurie në një tavolinë zonje
Me zemër kauçuku bukuroshe, jo, jo s’e duroj dot
I dua lulet të më flasin çiltër si fëmijë të lumtur
T’i vë në gushe e të mos ngopem me të mirën erë
Që tani po u them të mos më sjellin lule plastike
Do t’i shtyj tutje padashur me bezdi unë ateherë
NË SHI
S’di si ngelëm vetëm këtë pasdite në një cep të horizontit
Unë në prehrin e vetmisë, ti në ritualin monoton të zakonit.
Meditojmë të hutuar të dy nën pelhurën e hirtë qe na mbulon
Harroj të marrë frymë, ti me lugë të trishtë dhimbjen ma trazon.
Të vetmuar ngelem të dy nen pëlhurën e hirtë qe na mbulon
Dita është pa ngjyrë ,me litar më lidh, me litar më shtrëngon.
Ngelëm të dy të shurdhët nën pëlhurën e hirtë qe na mbulon
Ti me muzgun gri, unë me shpresën e një dite që shpejt agon.
PRAGNDARJET
Dridhen gjethet në degë të pemës, e frikshëm nisin të zvedhen,
Ankthndarja nga trungu amë i frigon, e rrugëve derdhen.
PERËNDIM
Sa herë, fëmijë, harrohesha pas diellit qe zhytej tutje në perëndim
Më çonte Piter Pani i mirë aty, të kundroja misterin e kuq, n‘flakërim
Aty, pas detit që hidhte krahëve mos ftohej të kuqërremtën pelerinë
Aty, kërkonim portën magjike me çelësa të arta, të mirën mbretërinë.
Ç’mister fsheh ky perëndim? Ndarje? Lamtumirë? A është iluzion?
Turfullonte si kalë ankthi, dehej shpirti im, pastaj ikte... në okazion
TI, ËMGJELL I PAFJETUR
Trishtimin s’ mund ta mbuloj me jorganin e lehtë gri
Te krevati akull i ftohtë me jastëkun e qëndisur, të ri
Trokas në dritaren e Zhuljetës, më ngjeth era e ngrirë
I trembur iki si i marrë duke turfulluar në errësirë.
Si mund ta lije, atë, të paudhin trishtim, të flinte më mua
Ti ,engjëll im i pafjetur, thëngjill dashurie qe nuk u shua.
NË VESËN E MENGJESIT
Dielli u dashurua me vesën e agut, e puth në buzët e fryra
Lumturia s’përmbahet, bulëzon e shpërthen në shtatë ngjyra
Dy gushëkuqë në degën e bajames luajnë çiftin e dashuruar
Bletët Don Zhuanë zgjedhin lulet , me naze, të llastuar.