Erosi ballkanik
(fragment nga një punim më i gjatë)
Azem Shkreli, dashnori më kokëfortë i Evropës Juglindore
Lirikat e dashurisë në antologjinë “Poezi nga Evropa Juglindore”, përbëjnë një kontingjent të mirë të mostrave psikologjike të erosit ballkanik. Shumica e poetëve të kësaj antologjie falin për dashurinë, i thërrasin e lusin të dashurat të ju kthehen, A. Shkreli e dëbon. Poezia “Në vend të përshëndetjes” e A.Shkrelit, mahnitshëm shpreh tensionin e një zemërimi radikal dhe del të jetë dashnori më kokëfortë i Evropës Juglindore. Me një agresivitet të rrallë të subjektit, poezia thuajse humb kuptimin e fiksionit, duke ndërtuar një akt të dyfishtë - përjetim –rrëfim dramatik dhe shkrim akuzues. Poezia hapet ashpër, me prerjen e dashurisë. Mllefi i subjektit dallohet me finesa të përceptimit psikologjik ndaj vashës. Autori lëndon, këtë e reflekton refreni me fjalën -foljen në mënyrën urdhërore –“shko”, duke shënuar frymëzimin definitiv, frymëzimi fillestar-dashuria, është i rrënuar. Autori është plot ndjenjë- pikëllim, akuzues perfekt, por i mundur nga guximi i flokut të gjatë. Poezia ka një leksik të rëndomtë, të veçantë e bën emocioni reagues -urdhërues: “mbyllu në do kështjella të largëta harrimi”, duke shfaqur sentimentin e revoltimit dramatik. Këtu vetëm subjekti është prezent, “prezenca” e Asaj që tashmë duhet të ik, është brenda subjektit-krijues, pra poezia është e strukturuar me personazh brenda personazhit. Botën e objektit frymëzues dhe karakterin e saj e ndjejmë vetëm përmes subjektit krijues, që vuan i revoltuar. Racionalitetin e vret emocionin e subjektit, karshi gabimit të objektit-frymëzues. Poezia nis e bëhet baladë e humbjes së një kategorie emocionesh dhe krijimit të emocionit zëvendësues – dëshpërimit e zhgënjimit,mbase me elemente urrejtjeje.Transformim i emocioneve bëhet me një retorikë të poetizuar që përmban edhe kanunin moral, si koncept udhëheqës në këtë “retorikë” dëbuese.
Derisa, autori B. Gjuzel me poezinë “Arratia” në disa tone përkon me Shkrelin, Bashev, ka një ndjenjë akuzuese ndaj grave (të gjitha ju vini tepër vonë për të sjellë puthjet tuaja) por, Bashev, falë për dashurinë: “Të kam falur .Ik. Ju jeni të pafajshme”(.f40). Antipod i poezisë së Shkrelit, me plot joshje, ku femra çmohet për pasionin e saj, i cili vlerësohet dhe nuk paragjykohet, është “Dëshira” e L. Blaga, me mitin mbi femrën: “o, le të buçasë/kënga e dëshirës sate”. O.Genaru me poezinë “Vajza beqare” dhe rrëfimi sentimental i N.Stënesku, janë po ashtu lirika të bukura dashurie. I tillë është edhe poeti turk Kisakurele me poezinë “Lakmia”- do të bëhem gur te varri yt. J.Pilinszhy ka dashuri fatlume (“Besoj”). S.Raukos, si Shkrelit –dashuria nuk kthehet me dashuri e për J.Tononi (Hungari), femra është mizore. Poezi dashurie ka edhe E. Consever , O. Ince e V. Zhiti, “Kur më le vetëm në Gjermani”, që ka një gjuhë të veçantë emocionale, sa: “Pylli ku shkonim me biçikleta s’më pranon pa ty/Drurët bashkohen dhe i mbyllin shtigjet” derisa poezia Rubai e A. Behramoglu, të kujton forcën e dashurisë lasgushiane.
Top of Form
Flutura nuk është mi
Një mace si për çudi
Shikon mbi lule lojën e fluturës
Me plot xhelozi
Përnjëherë e sulmon
Athua për shujtë a për stoli
Don të e mbërri
S‘po besoj maces t ‘i ketë ngjarë
Flutura në ndonjë mi!
Numri 15
S’ është sikur numri dhjetë- numri 15
15 vjet i kam –krejt e vogël nuk jam
Kot mami më kujton kur fjalët e para mësoja
Dhe s’dije që në 100 gradë
Uji vlon dhe po fute gishtin
-Lëkura të shkon
Kjo udha 15 vjeçe plot lot e gaz
Si një thes i lehtë më rri mbi shpinë
Unë vazhdoj të eci kah qielli
Asgjë s ’më ndal imagjinatën
Plot dritë e shoh edhe natën
Dhe dal nganjëherë në kafene
Me shoqet e shokët rri
Ndonjëri si hije më ndjek pas
Është miqësi apo simpati
-ende nuk e di
Aq vështirë e kuptoj veten
Mamin dhe babin s’ di t’ i zbërthej
Me elemente kimike i përziej
Ashtu si Gentin që herë e fshi
Herë në zemër e ndryj
DESH TE PATA MALLKUE
Pasha burimet e ujit
Beso atë natë kur s’dukeshe kund
Krejt zi më dukej qielli
S ‘shihja kund yje s’e gjeja kund hënën
desh të pata mallkue-o
Të rëntë magma hiri i vullkanit syve të rëntë
kurrë dritë mos pafshin
-m kujtohej mallkimi i gjyshes
që ju bënte robëruesve
po unë thirrja pa zë
-Mjegulla e hirit të zëntë frymën
Që s’po dukesh
Pasha ujin e bunarëve tona
Asnjë yll nuk ishte qiellit as hëna e shkretë s ‘dukej
desh të mallkova
-Llava e vullkanit të marrtë
Kur për një çast
u shfaqe me hënën në krah
unë llavë t’ rrëmbeva
e hënën ma vure në ballë.
Në qiell u bë tollovi e madhe shpirtrash
I ati s ‘kishte pas ngrënë bukë ditë të tëra
ishte bërë kockë e lëkurë duke ikur nga vdekja
po mirë
vendosën t’ mos e vrasin,
tek e fundit s’ kish gjë pos eshtrave për tokën-
i besoi urisë e thirri t’ birin
-O Nermiin eja, këndej vdekja paska vdekur
Po zëri i babait- OO Nermiin!
-E zgjoi vdekjen
Vdekja pastaj kositi tërë ditën e lume
me tehun e besës së thyer
e në qiell u bë tollovi e madhe shpirtrash
QUMËSHTI I POEZISË
Poezi-të kapin faqesh si fëmijën
Për të nxjerr lëngun që nuk amullinë
Të shtrydhin shpirtin e bie shi i tejdukshëm dhembjesh
Ti pasqyrë e bërë nga erosi fakëtimë shekujsh
Shkëlqen nga lotët nga fluturimet
Duke ndenjur varur fytyrave që s’ju shërohen vragat
E puthjet e thara numërohen vargjeve tua
Me plot të dashuruar të vetëvrarë
Ti je si një bukë ndore për një të uritur
Si qumështi i lehonave që shëron sytë
Ngjan në vajzën e mirë
Në të cilën dashurohen të gjithë, poezi
O më dhimbsen ata që nuk dinë
Të t’i zbresin e t’i ngjisin gjithë shkallët e tua
Që nuk t’i njohin zonat erogjene
Më dhimbsesh edhe ti se t’i shkulin flokët
Duke provuar të të krehin
E unë jam e lumtur
Që më mban në buzët tua
E dashura poezi.