MIRĒ, MOS FOL! - Agim Bajrami

MIRĒ, MOS FOL! - Agim Bajrami
MIRĒ, MOS FOL!
 
S'do të flasësh Mirë, mos fol!
Çoji gjer në fund trillet e tua
Un s'i imponohem asnjë zogu
Aq më shumë një gruaje që dua.
 
Sytë e tu janë bërë më të trazuar
Dhe më të shqetësuar njëzetfish
Shpesh me re dhe shira të ngarkuar
Ndaj është mirë, poshtë tyre të mos rrish!
 
Më ka ndodhur shpesh nga ta të qullem
(Kot nuk të kam thënë, që ti je vjeshtë)
Unë për dashuritë gjithmonë përulem
Dhe i kaloj gjërat fare thjeshtë
 
Por tashmë që retë janë dendësuar
Dhe ti hesht si një Keops tragjik
Nuk është turp, të të them me zë të shuar
Se prania jote më ngjall frikë
 
Ndaj dhe po të le në heshtjen tënde
(Trillet janë gjithmonë gjysmë çmenduri)
Ish një kohë kur ti vërtetë më çmëndje
Tashmë po të le, të "çmendesh" ti.