SESION SHKENCOR “KOSOVA GJATË HISTORISË”

SESION SHKENCOR “KOSOVA GJATË HISTORISË”
VEPRIMTAREI SHKENCORE E ORGANIZATËS PLUS KULT
SESION SHKENCOR “KOSOVA GJATË HISTORISË”
 
Organizata Plus Kult e drejtuar nga aktivisti Perparim Uka, përveç aktiviteteve të shumta kulturore, këtyre ditëve, në shenj nderimi për Festat e Nëntorit, organizoi dhe mbajti me sukses Sesionin e -I-rë shkencor me temën “Kosova gjatë historisë”, ku me kumtesa morën pjesë studiues, historian e personalitete të shquar të fushës historiografike, si dhe hulumtues të kësaj fushe e mysafirë tjerë që kontribuuan që Sesioni shkencor të jetë sa më i pasur e profesional me gjetje hulumtime e shpjegime të rëndësisë së veçantë nga studiues e profesor që ligjëruan për temën që u trajtua në këtë ditë nëntori, më 22.11.2023.
Për ta trajtuar temën “Kosova gjatë historisë”, duhen edhe shumë e shumë sesione, tribuna e studime shkencore e historike, sepse gjatë historisë së saj Kosova dhe shqiptarët kanë përjetuar shumë vuajtje, mundime, sakrifica, asimilime, dëbime të dhunshme, vrasje, masakra e deri të spastrimi etnik që gjuha historike e shkencore e njeh si gjenocid, por megjithatë ky ishte sesioni i parë shkencor i organizuar nga Plus Kult që përfundoi me sukses, duke ndërtuar ura lidhëse me hulumtues, studiues e historian të të gjitha trojeve shqiptare dhe me diasporën tonë, me qëllim që të thuhet e shkruhet dhe pas shumë viteve të ruhet si dëshmi e kohës historia e Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur.
Organizata Plus Kult, është një organizatë kulturore që është duke bërë punë të mëdha, sidomos në organizime të veçanta, për tema e festa të veçanta, kështu më 28 Nëntor 2023, në ora 11:00 do ta organizoi përurimin e librit “Hasan Prishtina - Ideolog i çështjes kombëtare” (ribotimi i tretë me plotësime), ku me përurimin e një libri që i kushtohet figurës markante të ideologut e patriotit tonë të çmuar Hasan Prishtinës dhe me nderimin e figurës legjendare të Kryekomandantit Adem Jashari do t’i përmbyll Festat e Nëntorit...
 
Redaksia e Orfeu-t