NE MALET E LLAPIT
(Zahir Pajazit)
Lisat po të thërrasin emrin tënd
Atje gurët janë lëkundur nga TY
Nga zëri juaj kumbues o trim i lirisë
Zahir Pajaziti dëshmor i Shqipërisë.
Kur dëgjohet krisma e pushkës tënde
Tradhtarët e kombit i zuri frika në jetë
Ata përpëliteshin e kërkonin një vrimë
Për të shpëtuar kokën nga plumbi i Zahirit.
Sa mirë qëllove e godite në shenjë o shqiponje
Çdo lëvizje të tyre nëpër tokën e Dardanisë
I pikturove me gjakun e tyre të tradhtisë
E dora të lumtë o dëshmor i Galaksisë.
Ti kurrë nuk gabove o pishtar i dritës
Ishe i mbuluar me çarçafin e bardhë të gjakosur
I frymëzuar nga Adem Demaçi simboli i lirisë
Për ti dalë zot e për të luftuar për tokë të Arbërisë.
As plumbat e korbave kurrë nuk të frikuan
Ju Zahir e patët vrarë frikën me gurët e Arbrit
Që tek varri i Ali Ajetit e dhatë betim për liri
Aty ishe i mbuluar me flamurin tonë kuq e zi.
Që nga dita e parë që pushka jote krisi
Lisat në malet e Llapit i veshi më plisa të bardhë
E ata plisa i vunë në kokë besa çdo shqiptarë
Që nga Llapi i lashtë e deri në Shqipërinë Nënë.
Zjarri i pushkës tënde kurrë nuk volli tym
Por ajo me parë nxori zjarrin e flakën e madhe
Për të qëndisur kurorën e Ushtrisë çlirimtare
Ne Llapin stoik e veshur me të bardhë ato male.
Por para së të bie bardhësia lisat i ujite me gjak
Me gjakun e trupit tënd o trim Zahiri i lokes
Me shamin e kuqe të mbyllen sytë ditën e rënies
Qe kur të rilindesh në përjetësi të rilindjes shqiponje.
Sa të mprehtë e ka shikimin shqiponja në kohë
Gjahu i saj është që shqyejë çka i del përpara
Ashtu ishit dhe ju o Zahiri i nënës së madhe
I godite më vdekje tradhtarët e Shqipërisë Natyrale.