Dibran Fylli - VENDI IM

Dibran Fylli - VENDI IM
Në vend të një kënge
 
VENDI IM
 
Kur shkoi nga Prishtina
Ndaloi në Tiranë
E shoh krejt Shqipërinë
Vendin tim si nanë
 
Edhe nga Tirana
Kur udhëtoi n’Prishtinë
E bukura Dardania
Është krejt vendi im
 
Kur shkoi për vizitë
Ndaloi në Ulqin
Aty flitet shqip
Ai është vendi im
 
Dhe e vazhdoi rrugën
Ndaloi n’Kumanovë
Sa i bukur Shkupi
Struga me Tetovë
 
Të gjitha këto vende
Preshevë e Çamëri
Kanë vetëm një emër
Që quhet Shqipëri