Cikël poetik nga Meri Bo (Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta)

Cikël poetik nga Meri Bo (Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta)
Cikël poetik
 
ARTISTI 
 
Artistët janë si valët e detrave
Njëherë ngrihen, njëherë rrëzohen
 
Të pasionuar për të rënë në dashuri të marra
çmenduritë, janë e tashmja e tyre
 
Muza e artistit, është vetë bota,
materia e refuzuar padrejtësisht
nga zhgënjimi 
dhimbja, trishtimi, lumturia dhe euforia
 
Artisti modest, bie në humnerë
dhe ngrihet sërish 
Janë të ndjeshëm ëndërrimtarët.
 
Fluturimet e tyre në qiej
vazhdojnë edhe poshtë reve 
dhe pastaj ëndrrat thyhen
dhe bota shkatërrohet e tëra.
 
E gjitha kjo është fuqi, shpirt, zemër, trup
të gjitha në një.
 
Ndjenjat shkruhen në letër deri kur bëhen përvojë!
 
Historitë e gjithë botës 
fillojnë nga poetët!
 
HYJNORE 
 
Gjithë ari i botës 
s'ka vlerë pa praninë e saj
Gjithçka ngjan e shkretë
si një shtëpi e vetmuar pa zota.
 
Forma e çmuar e pranisë së saj
është gjithçka
Dashuria që buron nga lëvizje e gjest i saj
Revolucionet e ardhshëm fillimi,
mbarimi dhe ringjallja.
 
Të gjithë këngët e shkruara
kanë gdhendur qënien dhe vazhdojnë përsëri.
Piktorët e mëdhenj
Rafaeli, Mikelanxhelo, Klim 
ia kanë qëndisur buzëqeshjen.
 
Para saj penelet lëvizin vetë 
dhe simfonitë i kanë notat prej kuarci
Grua, nënë, vajzë, motër
Emër që i përbuz vogëlimat
Ti ke fuqinë t'i ngresh në piedestal
bukuritë e ta përbuzësh te shëmtuarën.
 
Mbas saj vijnë pranverat
dhe verërat
Vjeshta bëhet me e kuqerremtë
frutat, janë kaq të ëmbla.
 
Mjafton ta duash dhe mrekullitë bëhen të prekshme 
Trokitja në portat e përjetësisë 
bëhet e prekshme.
 
VDEKJA E FJALËVE 
 
Fjalët u thanë 
e s'kam ç'të të shkruaj më!
 
Po ndjej se si më shmangen
e kërkojnë vetëm në pena të tjera 
të kalërojnë e të vinë drejt meje,
si jehona të dëshirave të mia.
 
Janë oksigjeni i mushkërive të mia,
fryma ime 
në formën e përqafimit
dhe rikthimit drejt ninullës!
 
Më ndjeni, miq, 
për humbjen e fjalëve,
më ndjeni
që s'mund t'ju dhuroj një këngë
a një fjalë të mirë!
 
Bën shumë ftohtë në këtë vetmi,
mbyllur në kuvli
e s'mundem të shkruaj fjalë
rrethuar me errësirë!
 
TË JETOSH...
 
 
Krejt e përhumbur jam
midis thirrjeve të zemrës
e ngasjeve të trupit.
 
Ato përjetësisht,
që në kërthizë
ndeshen në mua.
 
Përjetoj ndryshimet
brenda formave të trupit tim 
e ndjehem se jetoj
Edhe pse Ndryshimi a Krijimi
Mund të më marrë jetën!
 
Këto festime të vogla, 
këto çaste mikroskopike,
qenkan e nesërmja
që na mban lidhur me kordonin e kërthizës
Midis jetëve të mëparshme,
Midis hënës sunduese të paturp
Brenda netëve tonë të gjata
që nuk pyet për gabime apo premtime të prishura.
 
Jam krejtësisht e përhumbur 
nga muzika e zemrës
dhe vallëzimi i formave...
 
Nuk pyes më për Moral!
Morali i vetëm:
Të jetoj!
 
Jam thjesht Bio!
.............................................................

Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese