Ragip Gjoshi - POEMA PËR ATA QË GUXUAN TA REFUZOJNË ROBËRINË

Ragip Gjoshi - POEMA PËR ATA QË GUXUAN TA REFUZOJNË ROBËRINË
POEMA PËR ATA QË GUXUAN TA REFUZOJNË ROBËRINË
 
1.
Ata kanë akuzë se kanë veç një faj
Ata guxuan të luftojnë për liri
Ata rrahën këmbanat për refuzimin e robërisë
Ata i veshën uniformë ngjyrë mali Kosovës
Ata thirrën stinën e Pranverës së madhe
Që të shterrojnë lumenjët e gjakut e detërat e lotëve
Ata ftuan ngadhnjimin mbi kreshta e gërxhe
Qe lisat e atdheut të mos i rrah era me kamxhik
Ata kapërcyen shumëherë Alpet shqiptare
Me pak bukë e pak barot në trastë
Ata zgjoheshin para këngës së gjelave në ag
Sapo panë fytyrën në Pasqyrën e përgjakur të historisë
Ata nisën këngën e re në Gjuhën e dheut tim
Tek kijaste robëria me klithje drejt fundit të ferrit
E nëpër saksi në të gjitha dritaret çeli zambaku
Tek kthehej mbi atdhe buzëqeshja e shekujve…

Ata që shëruan vragët e një Epoke në shejtni
E nxorën atdheun nga lëvozhga e rënkimve
Ata janë zogjët e këngës së pakënduar deri në fund
Ata që fluturimthi erdhen edhe nga mërgimi
Në nënqiellin e mjegulltë u kthyen pëllumbat
Që të shembin njëzet shekuj përnjëherë

Epoka e re të nisë në fillimshekullin e ri
Kur terri përfytej me driten e dheu pshërëtinte
Dardania thuri këngë për këthimin e tyre
Dhe zogjët e malit në degët e lisave nisën këngën
Në këngët e përflakura të e pushkëve përbirohej liria
Në dritën e Diellit të shpresave…

2.
Dikur si shtegëtar lirie në fluturim
Kishin ikur nga dhuna e kishin lënë dimer
Erdhen për të gjetur pranverën e përjetshme
U bënë bashkë në botën e dhembjeve
Për ta mundur dimrin e acartë
Nga tytëskuqurat u përbiruan buzëqeshjet
Që me flatrat e lirisë të jetë shekulli i ri
Dikush u tremb nga gjarpëri i shtëpisë
E në kokë tentuan ta godasin
Në bishtin e dhembjeve e qëlluan
Të pagojë e të pashpirt e deshtën
E ndrydhën që pa fjalë në gojë i heshtur të mbetet
Miitologjitë e botës amnistojnë gjarpërin e shtëpisë
Thonë nuk është i sertë e nuk kafshon
Dikush ishte edhe kundër lirisë dhe Zotit
Dhe shpeshherë bëheshin shkopin të zgjatur
E paskrupull godisnin mbi dhembjet e viteve
Se kishin lëshuar udhën e kombit dhe të Zotit
 
3.
Mohuesit e lirisë kanë hartuar akuza
Për ata qe me kallash kanë goditur në ballë robërinë
Për ata që kanë vrarë regjimin e një shteti kriminal
Për ata që me topa kanë gjuajtur Hartat e krajlave
 
Elaborate të reja u hartuan për arrestimin e lirisë
Për ta nënshtruar ligësia krenarinë
Dikush firmoste shpifje të tmerrshem- tmerr pa fund
Dikush leksione shisnin fjalë të urta në foltore
E deputetët në Parlament me vota ngritën trekëndshin
Personazhet që t'i rikthejnë në në shkallet e Historisë
Rishtazi t’i rimasin në peshoren e dëlirësisë
 
Atje ku burgu është ndërtu me gurët e rrenave
Akuzat janë ngritur nga Kuajt e Trojës
Që tash liria nëpër hekura të kryqzuar të sheh diellin
Të ndarë në shumë copë e nën qiell të huaj
Hekurat e kryqzuar rëndojnë mbi mohuesit e lirisë
Që mallkimi i lavdisë shpejt do përplasë si qenët që lehin kot
Çdo trokëllimë nëpër korridoret e errëta rrëqethë
Prangat, hekurat e frëngjitë mallkojnë rrenat e gojëkqinjëve
Se ëndërrat e dëlira të liribërsve do t’i këpusin prangat
Dhe njëqind vjet në dhembje e vetmi të mbahen
Jeta e trimave nuk soset nën helmin e gëjëkqinjëve
Edhe nën gur mbyllur të mbahen përjetshëm
Ata janë Ora e lirisë së kombit
Se ata kanë emrin por jo trajtën e gjarpërit,
Se ata janë shpirt të mbetur gjallë ndër shekuj
Se ata kanë hyrë në Libër të leximit dhe në Librin e historisë
Ata do të kthehen me fytyrë të shpërlarë-të bardhë
Sa çel e mbyll sytë do t’ u duket gojëflliqurëve
Por, fëtyrëzinj- korb, kob do pagëzohen shpifësit
 
Mbi gurët e oxhakut do t’ u qëndrojë ora e ligë
Si djall i mitologjisë antikombëtare
Ballë vatrës mallkimi do t’u mbetet
Derisa farë e shuar- shtëpi e shuar të mbesin
Se Zoti është i madh…
Kujdes-se kudo shkelë njeriu gjurma mbetet
Kështjella e lirisë nuk rrënohet me fjalë shpifëse
As nuk shuhet kënga të pavdekshme,
Mbi muret e Kështjellës dhe Urës së Shenjtë të lirisë
Ende pikon gjak në vend të qumështit
Që nga vitet kur u murosën dhembjet
Edhe në mallkimet e djemëve jetim
Sikur nëpër legjendën e stërlashtë
Askush nuk mund të luaj me fatin e Rozës

Tash bijtë e Shekullit të ri kanë fshirë lotët nënlokeve
Kanë lëshuar shtat ky brez po rriten përditë
Kanë mallkuar heshtjen për gojëkqinjët
Se kambanat e këngëve të lirisë janë dëgjuar edhe përtej Hagës
Edhe pas shtatë bjeshkësh dhe pas shtatë dryrëve
Ata kanë zgjedhur të vdesin në këmbë e jo të jetojnë në gjunjë
Që këto vargje do të jehojnë nëpër shekuj pambarim


Flamuras, më 26 shtator 2022