Bedri Halimi - ADEM DEMAÇI

Bedri Halimi - ADEM DEMAÇI
ADEM DEMAÇI
 
Zëri yt më tërheq nga toka
Që të jem Ti
Duke pritur të mësoj fshehtësinë
E ëndrrës së gurit
 
Adem Demaçi
Me emrin tënd mësova gurin
Të mos rrokulliset rrënja e tij
Ta shoh dritën e këngës së ngrysur
 
Të kujtohet Mik
Me emrin tënd
Nata nuk i mbulon gjurmët e harrimit
Në kohë trishtimi – rrënon pikëllimin
 
Eh Adem Demaçi
Pa emrin tënd
Beteja nuk është e askujt
Me emrin tënd - nuk mbetet shtëpia pa Zot
Me emrin tënd - u zgjuam me qenë
Me emrin tënd - vdekja thyhet në pasqyrë
Me emrin tënd - Ëndrra nuk mbetet më ishull
Me emrin tënd - Pikëllimit i japim të njëjtën përgjigje
Me emrin tënd - Shpirti i humbur dhe dashuria
Nuk mbesin ekuacione të panjohura
 
Me ty kërkojmë çdo herë
Ekzistencën – me jetu
Me ty satanai më lehtë gjeti vdekjen
Me ty ne jemi ti
Me ty Harrimi vdes me plagë në kohë
Me ty më lehtë e gjej njeriun
Me ty pranvera nuk është fjalë goje