Poezi nga Panajot Boli

Poezi nga Panajot Boli
TË THOSHJA...
Sa të bukura janë sytë e tu, të thoshja
Si sytë e Marsit që pikojnë embëlsinë e diellit
Sa të brishta janë buzët e tua,ë thoshja
Si lulet ngjyrë rozë të pjeshkës që çelin në Mars
Sa e ngrohtë është  puthja jote, të thoshja
Si rrezet joshese të diellit të Marsit që ngroh lulet
Sa aromë dehese ka gusha jote, të thoshja
Si aroma e shtrenjtë e luleve të manushaqeve të Marsit
Sa të ëmbël e ke buzëqeshjen, të thoshja
Si  ngjyrat e terë e luleve që  shperthejnë me gaz në Mars
Sa naze më bën kur afrohesh, të thoshja
Si hena qumeshtore  e Marsit  që del befas  pas malit
Të thoshja.. të thoshja,,ti i ngjan tamam
Ti,e mira ime, më thoshje:Unë,bijë e Marsit jam
POEZIA
Ndodh të më akullnohet shpirti
Dhe natyrën ma bën   bardhëzi
Ma rrokullis diellin mes mjegullës
M’i mpin krejt buzët kur puth ti.
Agu çlodhet nën një pemë kërcu
Sytë e tu po rigojnë indiferencë
Lulet fshihen, humbasin ngjyrën
Melankolia pickon  si një ngrencë
Kaltërsinë i vodhi edhe lumit tim
Në breg ngela si murg i vetmuar
Ca zogj seç më thonë nga rrepet
Ilaçi i trishtimit,shpirti i vargëzuar
Më zgjon Orfeu, këngëtari i madh
Pranë më ulet e më këngë më deh
Si gota vere i kthej me fund vargjet
Vijnë ngjyrat,dita qesh, shpirti rreh