Valbona Ahmeti - NATË E DEHUR

Valbona Ahmeti - NATË E DEHUR
 NATË E DEHUR
 
Rrinim ulur, unë dhe ti
Buzë liqenit
Nuk shkëmbenim asnjë fjalë
Vështronim buzëmbrëmjen
Që shtrihej si një qilim i artë
 
Hëna shpërtheu në buzëqeshje
Ngase liqeni fjeti në sytë e saj
Rrugët gjarpërore si gjerdane iu varen në qafë
E lisat si vetulla i rrinin në ballë
Yjet e ndezur përreth vallëzonin krenar,
Për ëndrrat që nuk i linin me jap shpirt
Shtigjeve të dashurisë iu jepnin dritë
 
Pëshpëritjet e natës së vonë
Si një kor Muzash
Tingëllonin në shpirtin tonë
Tani e kuptuam
Pse rrinim në heshtje
Natë e dehur na la pa fjalë