DASHURIA MBRETËRON
Herë pas here në këtë univers të pakohë
Dashuria mbretëron - ajo mbretëron dhe kështu do të jetë gjithmonë.
Forca e saj e qetë dhe e pamasë është në çdo frymë
Në çdo tingull që natyra krijon,
Në çdo pëshpëritje të erës.
Koha, me sa duket, ndaloi në këtë univers të pakohë
Kur dashuria lind - ajo shprehet përmes teje
Ashtu si kur balerina vallëzon
Këngëtari këndon,
Si një poet që humbet në poezi
Si një artist që konsumohet në art.
Koha ka treguar dhe do të tregojë se në këtë univers të pakohë.
Dashuria ka mbretëruar, mbretëron dhe do të mbretërojë gjithmonë.
Dashuria mbretëron se ekziston ti, ashtu si ti, tek ti
Sepse nuk ka rrugë tjetër
Dashuria je vetë ti.
Hanna Supetran, Filipine
Nga projekti “Poetry without borders - “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthimi në shqip nga Irma Kurti.