Barbara Harris Leonhard (Shqipëroi Angela Kosta)
Poezitë e Barbara Harris Leonhard janë botuar në revista dhe antologji të ndryshme letrare. Barbara ka shkruar gjithashtu një përmbledhje poezish mjaft të shitura Three-Penny Memories: A Poetic Memoir (Experiments in Fiction, 2022), ku flet për marrëdhënien me nënën e saj, e cila vuante nga Alzheimer. Poezia e Barbaras ka marrë çmime dhe vlerësime nga Well-Versed 2021 dhe Spillwords Press. Ajo është nominuar dy herë për çmimin Pushcart. Trending Poets e vlerësuan Poeten e vitit 2023. Këtë vit, Barbara dhe Nolcha Fox do të lançojnë një libër të ri, Too Much Fun to Be Legal - Shumë Zbavitëse për të qenë Ligjore, me The Garden of Neuro Institute. Barbara është editore në MasticadoresUSA. Aktualisht ajo jeton në Mid-Missouri me bashkshortin e saj dhe macen e tyre Jasper, e cila refuzon të shkojë në xhiro të numërojë drerët. Ju mund ta ndiqni atë në blogun e saj: Te e jashtëzakonshme dielli.
EROZION
Kopshti që dikur mbillej në pranverë,
Teksa duronte jetën në hije dhe në diell,
Tashmë ngatërrohet nga barërat e këqija dhe myshku
Rendiment i bollshëm dikur i qëndrueshëm
Nga vesa dhe shirat e mesditës,
Tani i harruar në dritën e vjeshtës.
Shporta e artë, e lulëzuar
Dhe e shtrirë në diell,
Tani vyshket, e djegur nga thatësira.
Dorëzonja ndërhyrës në florë,
Monarkët ushqeheshin dikur
Edhe bletët.
Një herë një dhuratë lumturie,
Tani ferra të egra
Në tokën e varfëruar.
Mençuria e arave dhe bimëve
Tashmë në pluhur thërrmohet
Kopshti i tij sekret.
LAMTUMIRË, LULJA IME
Sa i shkurtër
Ishte qëndrimi yt!
Si diçka të zakonshme e mora
Premtoj
Do të ndaloj
Më shpesh.
Isha shumë e zënë
Nga ditët e mia të pakuptimta
Për t'u ulur pranë teje në kopshtin tënd.
Lulëzimet e tua ngazëllyese
Diellin bënë të buzëqeshë
Ekuilibri jot.
Hirësia jote.
Dhurata të shenjta.
Edhe kur dëbora
Të gjithëve na habiti
E mbajte shpinën drejt.
Kurora jote, kurrë nuk bie
Përballimi jot
Më mashtroi
Në vetëkënaqësi.
E megjithatë, kërceve
Deri sa bukuria jote
U thërrmua
Në shtretërit me mërkuqe
Të kapërthyera
Për të të marrë.
Deri në flladin
Që me delikatesë fryn
Hirin tënd
Përdhe.
Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese