THEO PEZZI
Theo Pezzi ka lindur në Ravenna dhe jeton në Cesena. Ai shkruan poezi e tregime në italisht dhe në dialektin Romanjol. Ka shkruar vepra të shumta dhe është pjesëmarrës në konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, ku është nderuar me çmime të rëndësishme, diploma merite dhe nderi. Theo Pezzi është vëzhgues i mprehtë i botës rreth tij; ai përshfaq një imagjinatë të mprehtë dhe aftësi për të trajtuar tematika nga më të larmishmet si dashuria, lufta, reflektime, komedi. Në vitin 2020, Theo Pezzi botoi një përmbledhje me 384 faqe me poezi dhe tregime me rimë me titullin: “Për shtatë ditë u krijua bota”. Përmbledhja është në dialekt si dhe në gjuhën italiane.
ERRËSIRË
Errësirë është
kur ti ecën
pa e kthyer kokën kurrë.
Errësirë është
pamundësia
për të rrokur aromën tënde.
Errësirë është
të mos mundem
të të pëlqej.
Errësirë është
të mos shijosh
frytet e tua që lulëzojnë.
Errësirë është
ta mendosh
jetën pa ty.
KJO… ËSHTË DASHURI
Ndërsa heshtjet e tua tashmë janë bërë të zakonshme,
vështrimi yt këmbëngulës, serioz dhe depërtues
e frymëzon shpirtin tim për një poezi paksa djallëzore.
Fjalët e mia nuk janë kurrë të dyshimta.
Por prania jote e fortë krijon turbullim,
ajo lehtësisht arrin t'i bëjë fjalët e mia të vuajnë.
Larg, ende në kujtesën e qenies sime,
dëgjoj qartë melodinë e një kënge romantike.
Më prek zemrën, më bën të ëndërroj për dashurinë tënde.
..............................................
IL BUIO
Il buio è
quando cammini
senza voltarti mai.
Il buio è
l’incapacità
di fermare il tuo profumo.
Il buio è
non riuscire
a darti simpatia.
Il buio è
non godere
i tuoi frutti in fiore.
Il buio è
pensare
alla vita senza te.
QUESTO… È AMORE
Mentre già i tuoi silenzi creano armonia,
il tuo tenace e serio penetrante sguardo,
m’ispira l’anima - a maliziosa poesia.
Mai - dubbioso è il mio perspicace dire.
Ma la tua forte presenza crea frenesia
facile le riesce il far soffrire la parola mia.
Lontano, ancor nella memoria del mio stare,
sento chiara la melodia di una romantica canzone.
Toccandomi il cuore, al tuo amor mi fa sognare.
PËRKTHEU NGA ITALISHTJA: IRMA KURTI