Pier Paolo Pasolini: Njeriu dhe poeti për një progres jo teknologjik

Pier Paolo Pasolini: Njeriu dhe poeti për një progres jo teknologjik
PIER PAOLO PASOLINI: NJERIU DHE POETI PËR NJË PROGRES JO TEKNOLOGJIK 
 
Përfytyrimi im per poetin e madh Pier Paolo Pasolini ka mbetur ende i njejtë sic ma përshkroi dikur, poeti e piktori Dante Racino , edhe pse tashmë kanë kaluar shume vite. Në bisedat me piktorin e shquar, që ndërkohë ishte edhe një studiues i zellshëm, jo vetëm i poezisë italiane,por edhe antikitetit grek,shpeshherë u ndalëm edhe në figurën poliendrike të Pasolinit. Një personazh skomod për politikën italiane, por mjaft i dashur për masat e njerëzve të thjeshtë.
Një ditë duke e pyetur se ç' njeri ishte Pasolini, ai më tha se Pasolini për të ishte një lloj Krishti i zhveshur, një shpirt i thjeshtë prej fshatari mistik e njëkohësisht një njeri modern që ishte në vetvete për një progres joteknologjik, por për një progres dhe zhvillim të ndërgjegjes. Ai e krahasoi Pasolinin me të madhin Sokrat , sepse Sokrati u dënua nga gjykata athinase me akuzën se kishte korruptuar të rinjtë dhe mëkatuar kundër fesë, dhe për më tepër se kishte vënë në krizë sistemin kultural të kohës që dominohej nga sofistët( tregtarë të fjalës),si në sistemin e sotshëm, të cilët e çuan Athinën në barbari. Ky ishte fruti i hidhur që Sokrati la pushtetin athinas. Kështu ka ndodhur dhe me Pasolinin , që ishte kundërshtar i një shoqërie në rrëzim, e që po shkonte drej të njejtës barbari. Krimi i vdekjes së parakohshme të Pasolinit, në rrethana tragjike, ka qenë sipas Dante Racinos, "krim i drejtuar nga shteti".
Pier Paolo Pasolini është një nga poetët më të mëdhenj italianë , dhe Dante, është një nga dëshmitarët e kohës së tij. Ai jetoi në Romë nga viti 1969 gjer më 1973, dhe u largua pas vdekjes së poetit në shenjë proteste, të cilit i dedikoi edhe një poezi përkujtimore. Pasolini jetonte me shtresën më të varfër të njerëzve, që përveçse poet, ishte dhe një nga regjisorët më të shquar e largpamës të kinematografisë italiane. I përzgjidhte mjaft prej aktorëve nga njerëzit e thjeshtë, temat të cilat trajtonte ishin të një niveli të jashtzakonshëm. Ai ishte në jetën intime me drejtim homoseksual , por krejt i veçantë nga të tjerët, sepse në përgjithësi homoseksualët kërkojnë jetë luksoze dhe mirëqenie.Ndryshe nga ata, Pasolini shpesh flinte në një stol të drunjtë, dhe shtëpia e tij ishte krejt bosh, kishte vetëm libra. Çdo darkë, Dante, bashkë me grupin pasolinian, dhe me shokët e tij piktorë ,shkonin në restorantin " I tre scalini" që ishte i famshëm në atë kohë, pastaj rreth mesnatës kalonin nga " Kafe Parisi", e në të gdhirë në një lokal tjetër për të pirë kapuçinon përpara se të shkonin të flinin. 
Vetem duke e lexuar Pasolinin e kupton madheshtine e shpirtit dhe vepres së tij.
 
Përgatiti Rifat Ismaili