Ekspozita Ndërkombëtare e Artit të Emocionit në Filipine - Përktheu: Irma Kurti

Ekspozita Ndërkombëtare e Artit të Emocionit në Filipine - Përktheu: Irma Kurti
Ekspozita Ndërkombëtare e Artit të Emocionit në Filipine. Nga Elizabeth Esguerra Castillo. Përktheu: Irma Kurti
 
Lemery, Batangas – 16 gusht 2025. Fryma e krijimtarisë dhe bashkimit kulturor u gjallërua sërish me hapjen e Ekspozitës Ndërkombëtare “Sining ng Damdamin: Arti i Emocionit” të mbajtur në Galerinë e Artit Cuadro në Victory Town Center, Lemery, Batangas, Filipine. Eventi shënoi fillimin e festimeve për një periudhë njëmujore të shprehjes artistike, lidhjes njerëzore dhe fuqisë shëruese të arteve dhe letërsisë.
Dita e hapjes ishte një sukses i vërtetë, me pjesëmarrjen e të ftuarve të nderit, entuziastë të artit dhe artistë nga Filipinet. Ceremonia e Prerjes së Shiritit u drejtua nga të Ftuarit e  Nderit: Rosel Mendoza, Irene Rita Becerra dhe Edgar F. Becerra. Programi u hap me mesazhe dhe reflektime mbi rolin transformues të artit në shoqëri, me fjalën e mbajtur nga Marlene Ayen Galit (Themeluese e Artista de Colores), Sam Maglinte (Administrator i Galerisë së Artit Cuadro) si dhe me kontribute frymëzuese nga Carlos Alferez Castro dhe Lino Acasio.
Mbledhja u shoqërua me një Lutje shpirtërore nga Ptr. Edgardo Pabanil dhe me një shfaqje të veçantë live nga Percival Denolo, i cili magjepsi audiencën me Artin e tij unik të Hijes së Baltës. Veprimtaria u pasurua nga të ftuarit e nderit, përfshirë Avokaten Marj de Castro dhe Rey Ortega, që përcollën mesazhe mbështetjeje, duke nënvizuar rëndësinë e artit si një urë midis kulturave dhe brezave.
Mbi 20 artistë të pasionuar morën pjesë në ditën e hapjes së kësaj ekspozite ndërkombëtare, midis tyre Teena Maaliw Octaviano, Ryan de Roxas, Rosel Dimaculangan, Val Pabulos, Rainelda Alva Eroles, Alver De Ocampo, Whishad (Nonameartist), Guia Anne Salumbides, Ian Garcia, Gregg Albertsame Adame. Maglinte Oracion, Joel Ulit dhe Mario Pabon. Punimet e tyre – të ndryshme në stil, mjet artistik dhe emocion – janë testamente për gjuhën universale të artit.
Ekspozita ndërkombëtare “Sining ng Damdamin” organizohet nga Artista de Colores (themeluar nga Marlene Ayen Galit) dhe Art Heals (themeluar nga Elizabeth Esguerra Castillo), dy organizata të angazhuara për të nxitur shkëmbimin kulturor, kurimin dhe unitetin përmes artit dhe poezisë.
Kjo ekspozitë, më shumë se një ngjarje arti dhe poezie është një lëvizje. Ajo pasqyron fuqinë e artit dhe letërsisë për të frymëzuar, për të shëruar dhe lidhur njerëz nga sfera të ndryshme të jetës. Vizitorët janë të ftuar të përjetojnë bashkimin e gjallë të veprave artistike eklektike dhe poezive që kapin thelbin e shpirtit njerëzor.
Artistët dhe poetët ndërkombëtarë që iu bashkuan ekspozitës erdhën nga vende të ndryshme si SHBA-ja, India, Pakistani, Kroacia, Peruja, Norvegjia dhe Filipinet.

 
Artistët dhe poetët pjesëmarrës:
Adame, Esang Bejasa; Adame, John Albert; Acasio, Lino; Badillo, Gregg; Banzuela, Raymond; Becaro, John; Boyles, Danelle; Braza, Angel; Castillo, Elizabeth Esguerra; Castro, Carlos Alferez; Contridas, Jerry; De Ocampo, Alver; De Roxas, Ryan; Delija, Shpresa; Denolo, Percival; Dimaculangan, Rosel; Dinglasan, Christian; Domingo, Zol; Ducay, Jorick Gutierrez; Eroles, Rainelda Alva; Esposo, Belen Rapada; Evensen, Liv; Galit, Marlene Ayen; Garcia, Ian; Geronimo, Jacinto; Hercigonja, Zoran; Itoh, Takako; Johns, Zaneta Varnado; Kazemi, Mikael; Kizuki, Mihiro; Lado, Pleng; Macatangay, Kenneth; Maglinte, Sam; Marteja, Romel; Nunez, Carmela; Octaviano, Teena Maaliw; Olase, Glaiza; Oracion, Iyon Maglinte; O'Hara, Rose Abordo; Pabon, Mario; Pabanil, Ptr. Edgardo; Pabulos, Val; Ramos, Kaely; Regencia, Fernando; Reyes, Maria Frances; Rivera, Richelle; Robles, Michael; Salumbides, Guia Anne; Shahid, Abbas Shahid; Shahid, Dr. Shalini Yadav; Silang, Princesha; Suministrado, Veronica Tabernilla; Triguyanat, Anupama; Ulit, Joel; Williams, Anjie; Nonameartist, Whishad.
Ekspozita zgjat deri më 15 shtator 2025, në Galerinë e Artit Cuadro, Qendra e Qytetit Victory, Lemery, Batangas, Filipine. Ejani dhe dëshmoni bukurinë e emocioneve të përkthyera në art. Lëreni “Sining ng Damdamin” të prekë shpirtin tuaj.
Përktheu: Irma Kurti