Safet Syla (poezi)

Safet Syla (poezi)
RRUGËVE TË KRYEQYTETIT
 
Nën dritat e zhurmshme
Që fiken ngadalë
Kalojmë me hapa të shpejtë
Janë hapa të heshtur të shoqërisë
Teksa koha rrjedh
Sepse aty ndodhi
Një shtrëngim i thellë
 
Në mure të vjetra të qytetit
Prehen shumë kujtime
Shiu i rrëmbyer pikon ngadalë
Mbi gurë të gjakosur
Rrugët mbajnë të fshehurat
Dhe frymën e një shprehje
 
Zhurma e qytetit nuk ndalet
Fsheh fjalët që u thanë
Ndër xhamat e dyqaneve dritat dridhen
Presin diellin që ti ngrohë
 
Safet Syla
Shtime, 26 Shtator 2024