Panajot Boli - Cikël poetik

Panajot Boli - Cikël poetik
NDËRRIM STINËSH ?!
 
Çudi...
Ka momente që ndodhem
Në një sferë boshe
Pa dritë,
Pa zë,
Pa lindje e përendim
Dhe vertitem  si një meteor
Kot,në mjegullim
 
Një endje në kotësi
Heshtje e zbrazët
Vetmi
 
Çudi...
Ka momente që ndodhem
Në luginën e endrrave
Me zanat,
Me yjet,
Me himnin e dritës
Dhe me lule po shkund
Agun e ditës
 
Një endje në lumturi
Më nanurisin në endërr
Dy sy
 
Nuk e di si ndodh
Sikur kaloj një ylber
Mos është ndërrim stinesh
Dimër e verë?!
 
ÇASTE  MEDITIMI
 
Gjethja e fundit e kuqelyer e hardhisë
Ndarja  me nënën pikon dhembshuri
Vallëzon ca çaste gëzimi i saj i fundit
Më ulet në tavolinë e më veshtron në sy
 
Mister i lyer me melankoli...
Enigmën kërkoj në këto sy
 
Gjethja si orakulli i heshtur në tavolinë
Tutje,edhe dielli ndez zjarre në përendim
I skuq buzët e maleve e i puth pastaj fort
Lamtumira kercen si e dehur në kuqelim
 
Mister i lyer me flakërim...
Enigmën kërkoj në ketë përendim
 
E shpejt permendem si i madhi Arkimend
O gjethe në ikje, o diell, enigmën e gjeta
Lamtumira juaj bëhet një yll  i  zjarrmuar
Të kuqen lë...dashurinë...thesar që ka jeta
 
Gjethja në ikje, dielli në përendim
Testament lenë dashurinë...trashegim
 
PRIT DHE PAK...
 
Të dridhura po ndjej buzë detit në këtë mbremje
Vala më shikon e dorën me kap e pulsin më mat
Tik-taket nervozohen në zemër dhe i bien daullës
Gjekundi silueta e saj,mos vallë më mban inat?
 
Prit dhe pak,më thotë vala,mos flokët rregullon
Prit dhe pak,më thotë dhe hëna,mos harroi shallin
Prit dhe pak,po më psherëtin edhe vajza e valeve
Prit dhe pak,më thotë pritja,dhe koha shton mallin
 
Dhe vala, dhe hëna, dhe kjo vajzë e bukur e valeve
Si mikesha të mira më rrinë pranë, o, sa jam me fat
I pyes: Mos vallë të mirën time s’ e putha në endërr
Dhe për këtë ajo më mundon,për këtë më mban inat?
 
Ca hapa mbi rerë dhe rëra,oh,guduliset duke qeshur
Vala e pa e diçka zëulet i peshperit nënës se saj det
Në një cep hiqet hëna,vajza e valeve na sheh me zili
Flokët hedhin valle,dhe shalli me dorë i përshendet
 
KA BUZËQESHJE...
 
Buzëqeshja është buzëqeshje
Me fytyrë engjelli
Me sy si agu i Majit
Me nektarin e luleve
Që rigon pikë, pikë  dashurie
 
Buzëqeshja është buzëqeshje
Tatuazh trendafili në shpirt
Një grusht drite
Nga dielli marrë hua
Që të rinojë qelizat  në gjak
 
Buzëqeshja është buzëqeshje
Edhe sojzi ka, me maska
Që i qeshin edhe veshët
Një shkelqim i ndotur
Që rigon pështymë hipokrizie
 
 
Ka buzëqeshje burbuqeçelura
Ka e buzëqeshje të shtira
Me vellon e kameleonit
Të dyja konkurojnë
Në buzët e pafajshme të fytyrës