Në vend të poezisë, Vladimir Shyti

Në vend të poezisë, Vladimir Shyti
LIGËSIA ËSHTË ZGJUAR
 
Shkreptima në horizont,
Largojnë zogjtë,
Ata që mbetën
Të lagur nga shiu rrëmbyer,
Varën pendët,
Poshtë gjetheve të vyshkur,
Nën buzë,
U mbeti melodia Qyqes.
Në kuvend u çorrë Cakalli,
Në njerin krah, vendoseshin ligjet,
Në tjetrin ulëritje midis kaosit,
Fjalën e ka Dashi e, mbështet Cjapi,
Ja zë bilbili me të qarë,
Sa hushtojë i gjithë pylli,
Por askush s’i dëgjojë,
Në ankand bagëtia e shpërndarë.
 
Ligësia u zgjua,
Dielli mundohet të përzë retë,
Por, s’ja del dot’
Godxilla nga maja tempullit,
Gjoksin rreh papushim,
-Kjo është Demokracia!
Pa, na u ngrit Toskëria,
Taksidar dhe qehallarë,
Shqyen sytë vegjëlia,
Për një hu në gardhë,
Të mjerët mbeten të vrarë.
 
Dalin dekrete e ligje,
Që askush s’i kuptoji
Hyri shejtani, dreqi mallkuar,
Bagëtia pa kumborë,
Humbet dhe çobani,
Larguar është në Evropë,
Ligësia zgjatë mestazat,
Kryet menjëanë, fytyra mavi,
Ka humbur buzëqeshja,
Vetëm pëllitje dhe hingëllime,
Grushta dhe armë ngritur lartë,
Seir, Godxilla nëpër sallone.
Humbën rregullat e sjelljes,
Virtyti përballë vdekjes,
Martirë, që zhduken pa një qëllim,
Me modele të doktrinës,
Mendimtarët përkrahë të godxillës.
 
Dhe ligësia qesh,
S,ka më bashkëbisedime,
Veç urrejtje e mashtrime,
Larot udhëheqin turmat e bagëtive,
Individët kapërcejnë ligjet,
Dhe, kaosi kapardiset.
 
SHQIPTARËT NUK DUAN LIDER
NË SHERBIM TË BOTËS!
 
Shqipëria lëviz nën shkëlqimin e rremtë,
Hëna ndrit ende komunizmin e tjetërsuar,
Populli s’kërkojë lider në shërbim të botës,
Por, të shtrojë sofrën në oborrin e varfërisë,
Të hyjë në arën ku mustaqet zgjasin misrat,
Të ndijej gërhamat e pleqërisë,
Shpërthimet e rinisë,
Që trashëgim e kanë mbajtur,
Kudo që kanë shkuar,
Kudo që kanë vajtur.
 
Siç ulet në banketet që shtrojnë kryeministrat,
Të ulet edhe në barin e kuvendit,
Në aromën e miellit të sitës,
Ku ka mbetur ende shija e varfërisë,
Ku po humbet dhe dashuria nënës.
 
Braktisën foletë djemtë e vajzat si yje,
Të parriturit nga ngrohtësia e gjyshërve,
Grindet era në pyje,
Si zemra e vajzës së valëve,
Që me lotë spërkaste hauzin e hënës.
 
Lideri ynë bukur i rreshton fjalët, në shpirt të mjeruar,
Kalojnë cakun premtimet, kurdha rrafshohet,
Me turizëm e satelite me lulka të qëndisur,
Me lajka e lyerje të parëve të Evropës,
Në parlament i padukshëm,i harruar.
 
Kushdo mund të thurë vargje për natyrën shqiptare,
Të bëj betime dhe të rrahi gjoksin,
Ky vend kërkon dashuri që të mbushin me jetë,
Supet e maleve t’i lidhë me fije çeliku,
Qysh nga Shqipëria deri ne trojet Kosovare.
 
Të hapen dyert e zemrës me buzëqeshje çiltërsie,
Mjaftë helm hodhët në këtë vend,
Mjaftë trishtim, flakë nëpër shi,
Punoni për vendin tuaj,
Që edhe unë plaku të jetoi vitet e mi!