Laurent Grison -NATË PA SHPIRT

Laurent Grison -NATË PA SHPIRT
NATË PA SHPIRT
 
E shfrenuar nga një diell i rrallë
natë pa shpirt
 
TË MOS THUASH ASGJË
 
Të mos thuash gjë
e të dëgjosh zhurmën e valëve
asgjë të mos thuash
e të numërosh copëzat e thyera nga stuhia
 
(ata dëgjojnë zhurmën e valëve
Klithmat e zogjëve bregdetarë)
 
Të mos thuash gjë
të kundrosh horizontin
të mos thuash gjë
t’i tretë mendimet tua në trup
 
(ata mendonin të vijnë sërish një ditë
Por nuk e dinin në cilën ditë)