AFISHJA E FUNDIT E POETIT
Tung vargu im
Shpejto hapin vargu im
Shpejto hapin dhe shko në Prizren
te Marashi te Marashi te Marashi
Gjeje rrapin gjeje rrapin gjeje rrapin
që poeti Sat Nokshiqi ka mbështjellë
me trëndafila shkronja-shkronja
O Prizreni im i bukur o perla e Kosovës
Për një ditë për një ditë
për të vetmen një ditë të lutem
leri harrnat leri pandlat
leri ckandlat leri drogat
leri skutat e zefkut leri modat
leri hokat leri rraqet leri hekurishtat
leri o Prizreni im i dashur
dhe kthe shikimin kah Kalaja
Kah Kalaja që na qëndron mbi kokë
kah kalaja Prizreni im
Ta marrim kalanë maje kodrës
ta marrim kalanë e bekuar
se nga kalaja do të shohim do të shohim
do të shohim Lubotenin
do të shohim Qyqavicën
do të shohim Berishën
do të shohim Bjeshkët e Jezercit
do të shohim Shalën e Bajgorën
do të shohim Zllashën
do të shohim Bjeshkët e Nemuna
e fushat e bekuara të Dukagjinit
Do të shohim Rugovën
do të shohim tërë Dardaninë
Do të shohim diturinë
do të shohim jetën
Do të shohim lirinë
do të shohim jetën
Do të shohim pasurinë
do të shohim Gjithësinë
Tung vargu im