SHPELLA E GADIMËS
Në majën e vetëtimës
Në shpellën e Gadimës
Ti je stalagmiti im
Ti je shpella e jetës sime
Shpella Gadimës
Vendlindja ime!
ATDHEU
Fjalë e shejtë
Është fjala hyjnore
Fjala atdhe
Në zemrat tona prore.
Fjalë e gjallë
Fjalë me mallë
Është gjuha jonë
Gjuhë amtare
Atdheu dhe gjuha
Amtare - një.
LOTËT FLASIN VETË
Lotët flasin vet
Tregojnë historinë
Jeta e hidhur
Mungesë e dashurisë.
Përkëdhelja më mungon
Nuk shohë dritë të ndezur
Jam fëmijë pa emër
E braktisur pa zememë
Unë bashkë me motër.
Një ditë pres gëzim
T'i harroj kqijat
Rrezet e diellit
Të m'i sjellin të mirat!
BUZËQESHJE
Bota rrokulliset
Jo vetëm nga tërmeti
Ajo rrokulliste
Edhe kur ne qeshim.
I bëjmë shumë çudira
Buzëqeshim hareshëm
Për ne bota
Do të jetë më e mira.