NËSE TI JE POEZI
Se tu sei poesia
oh dashnori im sekret
Eja pas meje
Në fllad ose në zjarr
dhe kurrë në rehati
në mes ekstazës dhe mundimit
qoftë dashuria dhe në mes
të pritjes dhe arritjes
le të jetë përqafimi
nga përqafimi më i ëmbël
ku shpresa nuk shpresohet më,
dashuria ime?
QËNDRO ME MUA SONTE
Resta con me stanotte
Më lejo të jem frymëmarrja juaj
që të qëndroj tek trupi yt
dhe ti të jesh zogu i foles sime.
Tek ty e përqafuar do të unifikohen
stinët dhe koha ime.
Edhe kujtimet do të jetohen,
në të vetmen ëndërr që është jeta,
pa harruar dhimbjen e mërguar,
pesha e mungesës,
mundimi i gjatë i pritjes.
Por tani je këtu dhe unë të dua
sikur i don nata yjet e veta,
sikur hëna detin ku pasqyrohet.
Tani vëndoje dorën tuaj mbi trupin tim.
Ma përkëdhel gjoksin,
më stampo një puthje tek buzët e mia
dhe tërhiqe trupin tuaj si hije dhe fantazmë.
Bëne ashtu që agimi të na befasojë
me dritën e sajë
si dhuratë jete kjo ëndërr.
(Vargjet i shqipëroi Ismail Iljasi)