Steliana Natasha - NË RRUGËN E KOHËS (Rumani)

Steliana Natasha - NË RRUGËN E KOHËS (Rumani)
POETJA RUMUNE
Poetja Steliana Natasha ka lindur në Rumani. Ajo jeton në Itali që nga viti 2007. Gjithashtu ajo është piktore e artit modern. Në Itali ka publikuar poezi në volumin 4 të antologjisë: “Shkrime Poetike”.
 
NË RRUGËN E KOHËS
 
Në rrugën e kohës përkulet balli
Nën mendime.
Në urnën e Fatit ku sundon Jeta
dhe gjeniu i vdekjes.
Kozmosi mat vite drite në një sekondë.
E ardhmja me të kaluarën ngatërrohet.
A është kjo gjithçka e vjetër?
Apo krejt e re?
Koha Vjen?
Apo shkon?
Nga të gjitha paqartësitë
Kush kujdeset veç Fatit
Nëse kemi veç Rrezen e së tashmes.
Kështu... në pafundësinë e përjetësisë së thellë
Ti kërko ta gjesh të vërtetën tënde.
 
Përktheu Angela Kosta
poete, shkrimtare, përkthyese dhe publiciste.