Manushaqe Ramadan Shàlsi

Manushaqe Ramadan Shàlsi
 EKSOD I PA FUND
 
Si sot kujtoj eksodin e parë..
Dy Korrik njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë..
Gardhi i këputur, hapur një derë,
bulevardi heshtur, qielli gri,
Dikush pyeti -Këtu pse po ri?
 
Mbi gardhe zëra çjerrës, lutje nënash.
-Ktheu të lutem! Mos më lerë të mjerë!
Duar të forta mbi murre ndarës,
Dhimbje e lot më pas zëra të çjerrë.
-Mos shko!
 
Një nënë bërtet, rënkon me maras.
Qëndroj në mëdyshje, provoj si shumë të tjerë.
Mendueshëm them -Mes botës së madhe do humbas!
 
Si dje dhe sot, eksode çdo dit përjetoj,
Alarmi i arratisjes është po njëlloj,
Veç portat e së keqes me patkonj janë,
Të braktisin veten frik prej askujt s'kanë.
Eksode pa fund, nga toka dhe deti,
Epidemi truri, u sëmur gjithë mileti,
-Po vij nga Amerika.
-Në Angli jetoj,,,.
-Unë jam në Kinë...
-Në Itali po shkoj...
 
Mbushen rrugët në pranverë,
Me turistë Shqiptarë,
Ardhur, gjithë hundën përpjetë,
Si të jenë pashallarë.
 
Flasin gjuhën nga vinë, si të jenë të huaj,
Më pikon në shpirt, t'ju them sa të sëmurë janë, druaj.
A mund të kenë bërë pasuri kur bosh portofolat kanë,
Mund të jenë me makina, po nuk kanë shtëpi,
-Eh moj e mjera, e mira Shqipëri!
 
Një nënë mbetet e vetmja nënë,
Ajo nuk ribëhet, as diell as hënë,
Shqipëria kurë s'mund të jet Europa,
Ashtu si Europa s'mund të jet Shqipëri.
"Guri i rëndë në vendin e tij rri"
 
Eksode pa fund, me vend e pa vend,
Ç’është kjo demokraci që njerëzit po i çmend?.
 
(Autore Manushaqe Ramadan Shàlsi)
Durrës 27 Prill 2023