JETË NDRYSHE.
Ka kohë që dita s'është më ditë.
Prej muajsh dita është natë.
Në zemrën e saj dielli nuk ndrin.
Në buzën e pranverës ,buzëqeshja më nuk shkrin.
Trokasin agimet mbi hapësirë.
Zogjtë shtegtarë shkojnë e vinë.
Mbi trotuare jeta ecën e çalë.
Asnjë tingull asnjë fjalë.
Kjo jetë më s'është e jona,
Dikush e zuri vendin e saj.
Që dielli me qiellin mos ndrijnë.
Që këngët të kthehen në vaj.
Eh! Or djall që botën e shndërrove.
Të vogël, e ktheve sa një virus.
Që brënda grushtit tënd të futësh,
Të gjithë ata që si fute në pus.
E shoh forcën tënde djallëzore,
Mbi çdo vend ,çati, kuvend e shtet.
A vallë thua se ja arrite,
Qëllimit për tu bërë mbret?
Jo, kurrë s'ke për t'ia dalë mbanë!
Kjo botë e njerëzimit ,ka për të të braktisur.
Qofsh më i pasuri, që epokat mbajë,
Apo qofsh dhe më i dituri.
Bota po zien brënda saj.
Gjithë llumin e detit ka për të situr.
Brënda grushtit tënd djallëzor,
Lulet e jetës ka për të rritur.