Rajmonda Qose Shkopi - ÇFARË T'I THEM KËSAJ NATE?

Rajmonda Qose Shkopi - ÇFARË T'I THEM KËSAJ NATE?
ÇFARË T'I THEM KËSAJ NATE?
 
Ç't'i them kësaj nate të ftohtë si kufomë,
Që pret zjarrin e puthjeve tona të ngrohet,
Të ndriçohet nga drita e syve tanë
Me shkëndijën, që ti ndez zemrën time,
Ajo të ndezi pishtarët, yjet e saj?
 
Ç'ti them, kur vazhdon të presë
e pritjen ka marrë inat,
Shkelmon tjegullat e çatisë qiellore,
I thyen, i copëton kjo natë e marrë
Ç'ti them asaj?!
Mungesa jote po më mpak,
Po vyshket lëkura, edhe ky shtrat.